미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Haxhiu përkujton 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një gurthemel i legjitimitetit ndërkombëtar të Kosovës

Telegrafi - Lajme
Haxhiu përkujton 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një gurthemel i legjitimitetit ndërkombëtar të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka përkujtuar 16-vjetorin e opinionit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë, i cili konfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Haxhiu ka theksuar rëndësinë historike dhe juridike të këtij opinioni, i publikuar më 22 korrik 2010, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për konsolidimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“16 vjet nga opinioni këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të pavarësisë së Republikës Kosovës. Sot shënohen 16 vjet nga publikimi i opinionit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, i cili konfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e shpallur më 17 shkurt 2008, nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Më 22 korrik 2010, Gjykata hodhi poshtë pretendimet se shpallja e pavarësisë kishte shkelur normat e së drejtës ndërkombëtare, duke vlerësuar se miratimi i Deklaratës së Pavarësisë nuk cenonte të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare”, ka thënë Haxhiu.

Sipas saj, ky opinion erdhi pas kërkesës së Serbisë drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për një vlerësim këshillëdhënës mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

“Vendimi i Gjykatës përbënte një moment me rëndësi të veçantë juridike dhe diplomatike, duke forcuar pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe duke shërbyer si bazë e rëndësishme për njohjet që pasuan nga shumë shtete. Edhe pas 16 vitesh, opinioni i 22 korrikut 2010 mbetet një nga gurthemelet e legjitimitetit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës dhe një referencë e rëndësishme në afirmimin e subjektivitetit të saj në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.