Carlo Ancelotti vendos për të ardhmen pas interesimit të Italisë

Carlo Ancelotti ka refuzuar mundësinë për t'u rikthyer në krye të Kombëtares së Italisë, duke konfirmuar se është plotësisht i përkushtuar ndaj projektit me Brazilin.
Sipas “GE Globo”, trajneri italian ka ftohur interesimin e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), e cila kishte zhvilluar kontakte paraprake për të mësuar më shumë rreth planeve të tij dhe klauzolës së largimit nga kontrata.
Lajmi u bë i ditur nga Paolo Maldini, drejtori i ri teknik i kombëtareve të Italisë, i cili zbuloi se bisedimet fillestare ishin zhvilluar rreth dy javë më parë.
Megjithatë, Ancelotti e bëri të qartë se nuk është i interesuar të largohet nga posti i përzgjedhësit të Brazilit, pasi së fundmi ka zgjatur kontratën e tij me Konfederatën Braziliane të Futbollit (CBF) deri në vitin 2030.
Ndërkohë, Federata Italiane po shqyrton edhe alternativa të tjera për postin e trajnerit të përhershëm, duke zhvilluar bisedime edhe me Pep Guardiolën, teksa synon të gjejë pasuesin e Gennaro Gattusos.
Ancelotti aktualisht ndodhet me pushime në Kanada dhe pritet të rikthehet në Rio de Janeiro gjatë muajit gusht për të nisur përgatitjet e Brazilit për ndeshjet miqësore të shtatorit ndaj Australisë./Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
같은 사건, 다른 제목
보도 없음