Pamje që po bëjnë xhiron e botës: Bellingham godet me shuplakë yllin e Argjentinës pas ndeshjes

ONP Summary
Argentina and England meet Wednesday in Atlanta for a World Cup 2026 semifinal berth, with both teams fielding full squads after yellow cards reset. The match carries heavy historical significance given past confrontations, while conspiracy theories about potential referee bias toward Argentina have circulated widely on social media, with the winner advancing to face Spain in the final.
Progressive:Scandal and history — progressive outlets emphasized conspiracy allegations of referee bias and invoked the controversial 1986 Hand of God precedent.
Moderate:Intense competition — centrist outlets reported on the match as part of a heated historical rivalry between the teams.
Conservative:Elite showcase — conservative outlets highlighted star players and quality competition, focusing on tournament progression without addressing controversies.
Jude Bellingham u përfshi në një incident pas humbjes së Anglisë ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, ku u pa duke goditur me dorë mbrojtësin argjentinas Valentin Barco.
Ngjarja shkaktoi tension menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, në të cilën "Tre Luanët" shpërdoruan epërsinë prej një goli ndaj kampionëve në fuqi.
Barco, i cili nuk u aktivizua në këtë gjysmëfinale, po festonte me bashkëlojtarët e tij kur Bellingham u pa duke e goditur në pjesën e pasme të kokës.
Megjithatë, nuk ka asnjë informacion të qartë se çfarë e shkaktoi reagimin e mesfushorit anglez.
THIS LOSER BELLINGHAM SLAPPED BARCO AT FULL-TIME.
This is hitting insane numbers on twitter if the roles were reversed. pic.twitter.com/Fm6mppFYTZ
— MC (@CrewsMat10) July 15, 2026
Skuadra e Thomas Tuchel kaloi në epërsi falë golit të Anthony Gordonit, por më pas u tërhoq në mbrojtje, duke i lejuar Argjentinës të merrte kontrollin e lojës.
Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez realizuan golat që kompletuan përmbysjen e kampionëve në fuqi, duke siguruar një vend në finalen e së dielës, ku do të përballen me Spanjën.
Notat e lojtarëve, Angli 1-2 Argjentinë: Kush ishte më i miri dhe kush fytyra tragjike?
Në përpjekje për të ruajtur avantazhin minimal, Tuchel bëri disa zëvendësime me prirje mbrojtëse, ndërsa Argjentina reagoi duke futur forca të reja në repartin ofensiv.
Presioni i vazhdueshëm u shpërblye me dy gola të shpejtë që ndryshuan rrjedhën e ndeshjes.
Pas eliminimit, Anglia do të luajë ndeshjen për vendin e tretë kundër Francës, njësoj si në Kupën e Botës 2018, kur u mposht nga Kroacia në gjysmëfinale./Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요