미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Megan Fox u ofendua për pozën provokuese nga një fans, ajo ia kthen: Cili nga ish-të dashurit e mi është ky?

Telegrafi - Lajme
Megan Fox u ofendua për pozën provokuese nga një fans, ajo ia kthen: Cili nga ish-të dashurit e mi është ky?

Aktorja amerikane Megan Fox pozoi me të brendshme transparente me një vello në kokë. Vëmendja e përdoruesve të rrjeteve sociale u tërhoq nga fakti që ajo i "ktheu mbrapsht" një ndjekësi që e kritikoi për këto foto.

\Ajo e kompletoi pamjen e saj me grim që i theksonte veçanërisht sytë dhe një gjerdan me jakë të rrumbullakët.

"Burrat do të donin të besonin se mosbindja ishte e meta e Evës, por në fakt ishte virtyti i saj më i madh", shkroi Megan Fox në mbishkrimin e postimit të saj në Instagram. Ajo mori lëvdata nga fansat për pamjen e saj.

View this post on Instagram

A post shared by Megan Fox (@meganfox)

"Jennifer është rikthyer", "Faleminderit që na tregove fuqinë e flokëve të zinj", "Gruaja më e bukur në Tokë", janë disa prej tyre. Megjithatë, pati edhe kritika në komente.

"Është tepër e turpshme që një nënë 40-vjeçare të postojë këtë lloj seksi. Kjo është absurde për gjashtëmbëdhjetëvjeçarë në Tumblr", shkruhej në të. Megan vendosi të përgjigjej duke shkruar: "Cili nga ish-të dashurit e mi është ky?".

Ky reagim i saj erdhi pasi ish-bashkëshorti i saj Brian Austin Green deklaroi se martesa e tyre bazohej vetëm në tërheqjen fizike.

Të dy filluan të dilnin bashkë në vitin 2004 dhe u martuan në vitin 2010. Ata u ndanë disa herë dhe zyrtarisht u divorcuan në vitin 2021. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.