미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Rregulli i pazakontë i Christopher Nolanit në xhirime - mund t'ju nxjerrë nga realiteti

Telegrafi - Lajme
Rregulli i pazakontë i Christopher Nolanit në xhirime - mund t'ju nxjerrë nga realiteti

Christopher Nolan ka vendosur një rregull të veçantë gjatë xhirimeve të filmave të tij, aktorët nuk lejohen të veshin çizme ose papuçe në set.

Regjisori britaniko-amerikan shpjegoi se ky rregull fillimisht ishte një shaka me aktoret Anne Hathaway dhe Emily Blunt, por lidhet me mënyrën se si ai dëshiron të ruajë atmosferën dhe përqendrimin gjatë xhirimeve.

Sipas Nolanit, aktorët ndonjëherë vijnë në set me këpucë shumë të buta dhe komode sepse lodhen nga këpucët e kostumeve ose nga qëndrimi i gjatë në këmbë.

View this post on Instagram

A post shared by CBS Mornings (@cbsmornings)

Por edhe pse ato janë të rehatshme, ai beson se mund ta prishin iluzionin e filmit.

Në një ambient ku ka kamera të mëdha, mikrofona, teknikë dhe shumë njerëz përreth, aktorët duhet të përpiqen të qëndrojnë të zhytur në botën e personazheve të tyre.

Nolan tha se disa gjëra të vogla, si dikush që ha ushqim jashtë kuadrit apo veshje që duken shumë moderne, mund t’i kujtojnë aktorët se janë në një set filmi dhe jo në realitetin që po përpiqen të krijojnë.

Për të, ruajtja e kësaj atmosfere është shumë e rëndësishme, sepse ndihmon aktorët të qëndrojnë në moment dhe të japin një interpretim më të besueshëm.

Edhe pse e pranoi se ndalimi i 'Uggs'-eve mund të duket qesharak ose i ekzagjeruar, Nolan shpjegoi se ato përfaqësojnë për të një simbol të rehatisë moderne që nuk përputhet me botën artistike të filmave të tij.

Megjithatë, shtoi me humor se 'Uggs-et janë shumë të mira dhe të rehatshme kur aktorët nuk janë duke xhiruar. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.