"Po të isha aty, do ta kisha goditur me kokë", Ibrahimovic sulmon ashpër yllin e Argjentinës

ONP Summary
Spain won the 2026 World Cup title over Argentina in a final where Spain controlled possession while Argentina relied on physical, disruptive defending that drew international criticism and sparked post-match scuffles. FIFA opened disciplinary proceedings following these volatile scenes.
Progressive:Narrative excess beyond facts — progressive outlets warned that condemnations veered into unfair demonization of Argentine players beyond the actual sporting misconduct.
Moderate:Rightful defeat overshadowed by conduct — moderate outlets noted Spain's deserved victory but regretted that unsporting behavior marred the match, highlighting coach's dignity.
Conservative:Corruption of sport's integrity — conservative outlets viewed Argentina's tactics and post-match scenes as moral failure and poor example, demanding FIFA sanction.
Zlatan Ibrahimovic ka qenë një nga protagonistët e Kupës së Botës 2026, këtë herë jo si futbollist, por në rolin e komentatorit televiziv, ku komentet e tij të drejtpërdrejta dhe pa kompromis kanë tërhequr vëmendjen e tifozëve në mbarë botën.
Legjenda suedeze ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së mesfushorit argjentinas Leandro Paredes para dhe pas finales së Kupës së Botës kundër Spanjës, duke kritikuar veprimet e tij gjatë tensioneve që shpërthyen pas përfundimit të ndeshjes.
Ibra u shpreh i befasuar nga mënyra se si reaguan futbollistët spanjollë gjatë përplasjes, duke theksuar se askush nuk ndërhyri për ta ndalur situatën.
"Nuk e di çfarë po bëjnë lojtarët spanjollë; ata thjesht shikojnë një lojtar tjetër që godet një shok skuadre”.
Ibrahimovic më pas dha një deklaratë tipike për karakterin e tij, duke thënë se Paredes duhet të ndihet me fat që nuk kishte një lojtar si ai përballë në atë moment.
"Paredes mund të jetë i lumtur që nuk kishte një lojtar si unë në fushë. Nëse do të kisha qenë atje, do ta kisha goditur me kokë dhe do të më kishin përjashtuar. Është joprofesionale nga ana e tij”.
Deklarata e suedezit erdhi gjatë analizës së tij në Fox Sports, ku ai komentoi përplasjen e Paredes me mbrojtësin Eric Garcia dhe mesfushorin Gavi në fund të finales.
Pasi u mposht në finale, Otamendi humbi kontrollin dhe sulmoi Rodrin me fjalë të rënda – ja çfarë i tha ai
Megjithatë, Ibrahimovic nuk u ndal vetëm te kritikat ndaj Argjentinës, por vlerësoi edhe mënyrën se si Spanja fitoi trofeun e madh.
"Fitoi futbolli. Mënyra se si luan futboll Spanja, mënyra se si luajti në këtë turne... kur shikon futboll, kjo është ajo që dëshiron të shohësh”.
"Argjentina nuk pati asnjë gjuajtje në portë. Mbrojtja më e mirë në turne? Spanja. Dhe skuadra që duhej të fitonte fitoi”.
"Më pyetët para turneut dhe unë thashë se Spanja do të fitonte. Kur them gjëra, ato ndodhin”, përfundoi suedezi./Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요