미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Uji nga FPU Letnicë në Viti nuk duhet të përdoret për pije

Telegrafi - Lajme
Uji nga FPU Letnicë në Viti nuk duhet të përdoret për pije

KRU "Hidromorava" Gjilan ka njoftuar konsumatorët që furnizohen me ujë nga Fabrika për Përpunimin e Ujit (FPU) në Letnicë janë njoftuar që të mos e përdorin ujin e ujësjellësit për pije deri në njoftimin e radhës.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka bërë të ditur se vendimi vjen pas reshjeve të fundit dhe pamundësisë teknike për trajtimin e ujit në FPU Letnicë sipas standardeve të kërkuara.

Sipas njoftimit, uji nga rrjeti i ujësjellësit mund të përdoret vetëm për nevoja sanitare, ndërsa konsumatorëve u është bërë thirrje që të shmangin përdorimin e tij për konsum të drejtpërdrejtë.

"Ekipet laboratorike janë duke kryer analiza kimiko-fizike të vazhdueshme. Sapo rezultatet të konfirmojnë se cilësia e ujit është brenda normave të lejuara për konsum, do t'ju njoftojmë menjëherë", thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.