Gjini: Kurti po mundohet ta përçajë LDK-në, duke e thirrur në bashkëqeverisje

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka komentuar takimet ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në përpjekje për formimin e institucioneve të reja, duke vlerësuar se situata aktuale po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të reja.
Gjini, i ftuar në “Debat Plus”, u shpreh se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po dërgon mesazhin se nëse nuk arrihet marrëveshje me LDK-në, alternativa e vetme mbeten zgjedhjet.
Mes tjerash, Gjini u shpreh se, sipas tij, Vetëvendosje po e ndihmon LDK-në duke e vendosur në një situatë që e përçan partinë, ndërkohë që vazhdon ta ftojë në takime për formimin e institucioneve.
“(Kurti) po thotë se nëse me këta nuk bëjmë (LDK-në) s’kemi çka me bë se s’kemi zgjidhje, po shkojmë në zgjedhje. Në të njëjtën kohë këtyre (LDK-së) i ndihmon që mos me mujt me i pasë ato vota që herë e mbështetë njërin herë tjetrin, herë e shanë e herë jo. Në vende tjera krejt i kishin quajtur këto sjellje fëmijërore që nuk prodhojnë asgjë të mirë por vetëm i hedhin ‘hi’ syve dhe i konfuzojnë njerëzit sa më shumë për të mbërri me lënë faj se kush po na çon në zgjedhje".
"Nuk e kufizon fushëveprimin një parti që i ka fitu zgjedhjet, po i kufizon për shkak se po diskutojmë për një pozitë, për presidentin. Po i ndihmojnë një formë LDK-së që mos me shku aty, është duke i ndihmu me përça një parti që po e thërrasin me shku në takim”, u shpreh Gjini. ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요