오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Hailey Bieber dizajnoi xhinset që pritet të shiten menjëherë

Telegrafi - Lajme
Hailey Bieber dizajnoi xhinset që pritet të shiten menjëherë

Duken si një model i thjeshtë nga vitet ’90, por pas prerjes së gjerë dhe detajeve “1996” fshihet arsyeja pse të gjithë po flasin për to

Hailey ka dëshmuar edhe një herë se thjeshtësia mund të jetë rruga më e sigurt drejt një pamjeje elegante. Koleksioni i kufizuar, i quajtur “The Hailey Jean”, përfshin dy prerje të lirshme: Extra Baggy dhe ’90s Low-Rise Loose. Secili model ofrohet në tri nuanca të ndryshme të xhinsit.

Frymëzimi kryesor ishte viti 1996 – viti kur Hailey ka lindur, por edhe një periudhë që lidhet ngushtë me estetikën karakteristike të Gap-it. Numri “1996” është vendosur në pjesët metalike dhe në etiketën e pasme të xhinseve, ndërsa firma e saj gjendet brenda astarit të xhepit.

Prerje të gjera dhe xhins që përshtatet me trupin

Të dyja modelet kanë prerje të gjera dhe bien lirshëm përgjatë trupit. Ato janë prodhuar nga xhins i fortë, 100 për qind pambuk, pa material elastik, i cili zbutet dhe përshtatet gradualisht me formën e trupit pas përdorimit.

Modeli Extra Baggy është frymëzuar nga xhinset e meshkujve të viteve ’90, të cilat Hailey i vesh dhe i përshtat sipas stilit të saj. Ndërsa modeli Low-Rise Loose ka bel të ulët dhe një prerje disi më të rregullt, por sërish të lirshme.

Në jetën e përditshme, Hailey shpesh i ndryshon dhe i ngushton veshjet për të arritur pamjen që dëshiron. Ajo nuk ngurron të provojë as modele për meshkuj dhe t’i përshtatë në pjesë të caktuara. Ky ndikim uniseks vërehet edhe në bashkëpunimin me Gap-in, si në prerje, ashtu edhe në nuancat e përzgjedhura, transmeton Telegrafi.

View this post on Instagram

A post shared by Gap (@gap)

Nga xhinset e saj të preferuara te një koleksion i ri

Hailey kishte vite që vishte modele të vjetra të Gap-it, të cilat tërhoqën vëmendje sa herë që ajo fotografohej me to. Pikërisht interesi i madh për xhinset e saj të preferuara ishte një nga arsyet që çoi në krijimin e koleksionit të ri.

Modelja ka treguar se nuk ka pranuar të jetë vetëm imazhi promovues i fushatës, por është përfshirë në procesin krijues, duke punuar me ekipin e markës në përshtatjen e prerjeve, nuancave dhe hollësive të dizajnit.

“Gap ka qenë pjesë e gardërobës sime që kur isha fëmijë, prandaj ky bashkëpunim erdhi shumë natyrshëm”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se nga vitet ’90 e tërheqin mënyra e çlirët e veshjes dhe thjeshtësia e xhinsit të asaj periudhe.

View this post on Instagram

A post shared by Complex Style (@complexstyle)

Sa kushtojnë xhinset?

Secili model kushton 89 dollarë, ndërsa koleksioni është i disponueshëm në faqen e Gap-it dhe në dyqane të përzgjedhura në Amerikën e Veriut dhe në disa tregje ndërkombëtare. Modeli Low-Rise Loose shitet ekskluzivisht në internet.

Në fushatën promovuese, të fotografuar nga Mario Sorrenti, Hailey i ka kombinuar xhinset me bluza të thjeshta të Gap-it, duke rikrijuar frymën minimaliste të reklamave ikonike të markës nga vitet ’90. Filmi shoqërues i fushatës përdor këngën “Linger” të grupit The Cranberries.

Bashkëpunimi vjen pas koleksioneve të tjera të Gap-it me emra të njohur të modës, përfshirë Victoria Beckhamin, ndërsa marka po përpiqet t’i rikthejë modelet e saj klasike në vëmendje përmes një interpretimi më bashkëkohor.

View this post on Instagram

A post shared by Hailey Rhode Bieber (@haileybieber)

/Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Costa Rica concentró 81,8% de exportaciones reportadas de tiburón sedoso

Delfino.cr - Portada

Defensoría insiste en habilitar módulo penitenciario femenino en Puntarenas anunciado desde 2022

Delfino.cr - Portada

Congreso latinoamericano abordará impactos socioambientales de la minería

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Zana Spahiu zgjidhet drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së

Telegrafi - Lajme

Pankarta që trazoi Botërorin: FIFA del me reagim zyrtar ndaj Argjentinës

Telegrafi - Lajme

Trump refuzon takimin me Netanyahun shkaku i Turqisë

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.