관련 뉴스11건10개 미디어
진보 성향 11%중도 성향 78%보수 성향 11%
general
중도 성향

Zyrtare: Garancho huazohet te Aston Villa

Telegrafi - Lajme
Zyrtare: Garancho huazohet te Aston Villa

Aston Villa ka konfirmuar transferimin në formë huazimi të sulmuesit argjentinas Alejandro Garnacho nga Chelsea.

22-vjeçari do të luajë në Villa Park deri në përfundim të sezonit 2026/27, me klubin nga Birminghami që synon të përfitojë nga cilësitë e tij në repartin ofensiv.

Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, shprehu kënaqësinë për afrimin e reprezentuesit argjentinas.
AG1️⃣7️⃣ pic.twitter.com/3YqIa5dduU
— Aston Villa (@AVFCOfficial) July 23, 2026

“Jemi shumë të kënaqur që Garnacho është bërë pjesë e ekipit tonë. Ai është një futbollist me talent të jashtëzakonshëm dhe e bëri të qartë dëshirën për t’iu bashkuar projektit tonë. Kjo na bën shumë të lumtur”, deklaroi Emery.

Chelsea vendosi ta lejojë largimin e Garnachos pas përforcimit të repartit ofensiv me transferimin e anglezit Morgan Rogers.
Alejandro Garnacho, welcome to Aston Villa 🙌 pic.twitter.com/a0XVKGjk0h
— Aston Villa (@AVFCOfficial) July 23, 2026

Gjatë sezonit të kaluar me fanellën e Chelseat, Garnacho zhvilloi 39 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar katër gola dhe duke dhuruar pesë asistime. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

같은 사건, 다른 제목

진보 성향 10%중도 성향 80%보수 성향 10%
181
이 이슈 전체 보도 11건 보기
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.