관련 뉴스2건2개 미디어
general
중도 성향

Pas nisjes së dialogut strategjik SHBA-Serbi, Serwer kritikon Uashingtonin: Anashkaluat Banjskën, sulmin ndaj KFOR-it dhe rrëmbimin e Policëve të Kosovës

Telegrafi - Lajme
Pas nisjes së dialogut strategjik SHBA-Serbi, Serwer kritikon Uashingtonin: Anashkaluat Banjskën, sulmin ndaj KFOR-it dhe rrëmbimin e Policëve të Kosovës

Analisti dhe profesori i Universitetit Johns Hopkins në Uashington, Daniel Serwer, ka vlerësuar për televizionin N1 se nisja e dialogut strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë është “një hap i madh”, por se ai nuk mund të parashikojë se çfarë do të dalë nga ky proces, pasi shumëçka do të varet nga rrethanat.

Sipas tij, ky dialog është gjithashtu “një arritje e madhe parazgjedhore” për presidentin serb Aleksandar Vuçiq, shkruan danas.

“Është mjaft befasuese që të organizohet diçka e tillë vetëm disa muaj para zgjedhjeve. Kjo tregon qartë gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar mbështetje Vuçiqit, i cili më herët është ankuar ashpër se amerikanët po përpiqen të mbështesin një revolucion kundër tij”, ka deklaruar Serwer.

Ai ka thënë se SHBA-ja do të përpiqet ta orientojë Serbinë drejt një perspektive më pro-perëndimore.

Serwer: Nëse Vuçiq nuk do të pajtohej me Paunoviqin, ai do ta shkarkonte atë

Megjithatë, Serwer ka kritikuar faktin që Uashingtoni, sipas tij, mund të jetë i gatshëm të anashkalojë çështje si “rritja e represionit dhe sjellja autokratike e Vuçiçqit”, si dhe veprimet e Beogradit lidhur me sulmin në Banjskë në veri të Kosovës, sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe rrëmbimin e tre policëve shqiptarë të Kosovës.

Sipas tij, “Beogradi është shumë i aftë t’u japë amerikanëve vetëm gjysmën e asaj që kërkojnë”. Ai përmendi si shembull vizitën e Vuçiqit në kryeqytetin ukrainas, Kiev, duke e cilësuar atë si një “gjysmë-koncesion”.

Serwer vlerëson se Uashingtoni nuk kërkon nga Ballkani asgjë më shumë sesa stabilitet dhe se SHBA-ja e sheh Beogradin si një aktor që ka kapacitet për të destabilizuar situatën.

“Për këtë arsye, amerikanët janë të gatshëm të anashkalojnë sjelljen e Vuçiqit në politikën e brendshme dhe të përpiqen ta bindin atë për bashkëpunim në çështjet ndërkombëtare, në mënyrë që të pengojnë veprime që mund të destabilizojnë veriun e Kosovës, Republikën Serbe apo edhe Malin e Zi”, ka thënë ai. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.