오픈뉴스백과
오늘의 이슈홈라이브뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Rrahje në Zvicër për një tokë në Kosovë: 59-vjeçari provon ta zgjidhë pronësinë me Kanun, përfundon me elektroshok nga policia

Telegrafi - Lajme
Rrahje në Zvicër për një tokë në Kosovë: 59-vjeçari provon ta zgjidhë pronësinë me Kanun, përfundon me elektroshok nga policia

Një konflikt i vjetër pronësie për një copë tokë në Kosovë ka kulmuar në një rrahje në rrugët e qytetit të Schlierenit afër Zürichut, duke bërë që një 59-vjeçar kosovar të përfundojë në spital, pasi u neutralizuaa me elektroshok nga policia.

Sipas gazetës zvicerane “Limmattaler Zeitung”, ngjarja ka ndodhur kur kosovari, i cili merr një pension invaliditeti dhe jeton në rajonin Aarau-Lenzburg, vendosi t’i zgjidhë mosmarrëveshjet e pronës “sipas zakonit të vjetër”. Pasi gjeti adresën e familjes me të cilën kishte konfliktin përmes një restoranti lokal, ai shkoi direkt në shtëpinë e saj për t’u konfrontuar.

Konflikti doli menjëherë jashtë kontrollit. Fillimisht, burri kërcënoi me jetë një grua, e cila nga frika thirri në ndihmë dy djemtë e saj. Kur djali i vogël doli për të sqaruar situatën, 59-vjeçari zgjidhi qenin nga litari dhe u përpoq ta godiste. Djali u mbrojt duke e goditur me grusht në fytyrë, gjë që e mllefosi edhe më shumë sulmuesin.

Ai nxori nga bagazhi i makinës një çekan, të cilin ia hodhi disa herë të riut, si dhe një shufër hekuri me të cilën goditi në gjunjë e krahë djalin tjetër të familjes kundërshtare që sapo kishte mbërritur në vendngjarje. Rrahja përfundoi me goditje të dyanshme grushtesh, derisa në vendngjarje mbërriti policia zvicerane.

Edhe pas mbërritjes së forcave të rendit, 59-vjeçari refuzoi të qetësohej. Gjatë momentit të arrestimit ai u tregua aq agresiv sa mundi t’u shkëputej nga duart policëve, çka detyroi këta të fundit të përdornin pistoletën me elektroshok për ta neutralizuar me rrymë elektrike.

Nga kjo rrahje, si 59-vjeçari ashtu edhe 25-vjeçari përfunduan në spital me lëndime të rënda. Prokuroria e Zürichut e dënoi së fundmi pensionistin me një gjobë me kusht prej 180 ditësh dhe 1000 franga shpenzime gjyqësore për kërcënim, pjesëmarrje në përleshje dhe rezistencë ndaj policisë. Dënim me gjobë me kusht mori edhe djali 25-vjeçar i familjes tjetër për shkak se u përfshi me vetëdije në rrahje, ndërsa për vëllanë e tij më të vogël po zhvillohet një procedurë e veçantë në gjykatën për të mitur. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Kenneth Tencio convierte el BMX en un punto de encuentro para las nuevas generaciones

Delfino.cr - Portada

Ian Martínez participa en las tres victorias de los Cavaliers en la NBA Summer League 2026

Delfino.cr - Portada

Fernández cuestiona a jerarcas judiciales por no asistir a sesión del Consejo Nacional de Seguridad Pública

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Ekspertët kërkojnë strategji të re për sigurinë rrugore

Telegrafi - Lajme

Tarifat e reja prej 50 për qind të Trump ndaj Kanadasë rrezikojnë të ndezin një luftë të re tregtare

Telegrafi - Lajme

Pse udhëtarët me përvojë vendosin një rrotull letre higjienike në valixhe

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.