general
중도 성향
Vazhdon pastrimi dhe dezinfektimi i hapësirave rreth kontejnerëve në Prishtinë
Telegrafi - Lajme

Ka vazhduar edhe të mërkurën në mbrëmje aksioni për pastrimin, larjen, dezinfektimin, deratizimin dhe dezinsektimin e hapësirave përreth kontejnerëve në kryeqytet.
Sipas kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, ndërhyrjet janë realizuar në lagjet Bregu i Diellit dhe Ulpianë, në kuadër të ditës së dytë të aksionit.
Në aksion kanë marrë pjesë ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Drejtorisë së Shëndetësisë dhe ekipet në terren.
Rama ka bërë të ditur se aksioni do të vazhdojë edhe në lagje të tjera të Prishtinës, me qëllim përmirësimin e pastërtisë, higjienës dhe sigurisë në hapësirat publike përreth kontejnerëve. ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
관련 뉴스
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.