Luajti në Kupën e Botës, tani ai rezulton pozitiv për kokainë

Futbollisti australian, Cristian Volpato, ka rezultuar pozitiv për kokainë në një test paraprak pasi u ndalua nga policia në Sydney për shpejtësi tej normave të lejuara. Mesfushori 22-vjeçar i Sassuolos po drejtonte një BMW dhe policia e ndaloi dy herë brenda të njëjtës natë.
Policia thotë se e ndaloi Volpaton pak pas orës një të mëngjesit, ndërsa ai po ngiste makinën mbi Urën Anzac me një shpejtësi prej 109 kilometrash në orë, në një seksion ku limiti është 60 km/orë.
Pas ndalimit, ai iu nënshtrua një testi paraprak droge, rezultati i të cilit ishte pozitiv për kokainë. Ata gjithashtu morën një mostër të dytë të pështymës së tij, e cila u dërgua për analiza laboratorike, kështu që hetimi nuk ka përfunduar ende dhe rezultati fillestar i testit ende nuk është konfirmuar. Deri më tani, kundër tij nuk janë ngritur akuza penale në lidhje me konsumimin e drogës. ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요