오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전회사공식 자료라이브용어사전뉴스로 배우기홈피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Rokas: Ndërhyrjet politike në gjyqësor mbeten shqetësim serioz

Telegrafi - Lajme
Rokas: Ndërhyrjet politike në gjyqësor mbeten shqetësim serioz

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas, ka shprehur shqetësim për ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor, duke theksuar se një drejtësi e pavarur, me staf të mjaftueshëm dhe financim adekuat, është kusht themelor për avancimin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Në një intervistë për emisionin “Rishtazi” në KohaCast, Rokas tha se Raporti i fundit i BE-së për sundimin e ligjit njeh progresin e bërë nga vendi, por evidenton edhe mangësi serioze që vazhdojnë ta pengojnë funksionimin e drejtësisë.

“Raporti ynë njeh progresin, veçanërisht me miratimin e disa ligjeve kyçe, por në të njëjtën kohë evidenton çështjet që ende duhet të zgjidhen. Ndërhyrja politike është njëra prej tyre dhe është shumë e rëndësishme që gjyqësori të jetë i lirë të veprojë dhe të japë rezultate pa asnjë ndikim politik”, deklaroi Rokas. Ai theksoi se, përveç ndërhyrjeve politike, sistemi gjyqësor përballet edhe me mungesë të personelit dhe financimit, gjë që ndikon drejtpërdrejt në efikasitetin e tij. “Nëse dëshirojmë një gjyqësor që jep rezultate, ai duhet të ketë staf të mjaftueshëm dhe fonde në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën. Këto janë tri fushat kryesore që kërkojnë vëmendje dhe që pasqyrohen në raportin tonë vjetor”, tha Ambasadori.

I pyetur për deklaratat e kryeministrit se gjyqësorit nuk duhet t’i ndahen më shumë mjete financiare, Rokas u përgjigj se Bashkimi Evropian ka mbajtur vazhdimisht të njëjtin qëndrim dhe se institucionet duhet të respektojnë standardet evropiane. “Ne kemi qenë shumë konsistentë. Raportet tona vjetore flasin qartë për nevojën e forcimit të sundimit të ligjit. Ligjet duhet të miratohen sipas procedurave të duhura dhe kjo është pjesë e Axhendës së Reformave. Nga ana tjetër, u bëjmë thirrje politikanëve dhe partive politike të përmbahen nga komentet dhe gjykimet për punën e gjyqësorit”, theksoi ai.

Sipas Rokasit, pavarësia e drejtësisë nuk mund të garantohet vetëm me reforma ligjore, por edhe me investime konkrete në kapacitetet njerëzore dhe teknike të sistemit.

“Gjyqësori duhet të ketë mundësi të tërheqë dhe të mbajë gjyqtarë e prokurorë të rinj, si dhe të ketë logjistikën, teknologjinë dhe mbështetjen e nevojshme për të funksionuar. Gjatë vizitave të mia në vend kam dëgjuar shpesh ankesa se drejtësia vonohet ose nuk mund të jepet siç duhet për shkak të problemeve administrative. Të gjitha këto çështje janë të lidhura mes vete dhe nuk mund të trajtohen veçmas”, deklaroi Ambasadori.

Në fund, ai rikujtoi se sipas standardeve ligjore, sistemi gjyqësor duhet të financohet në përputhje me dispozitat kushtetuese, duke theksuar se aktualisht merr vetëm rreth gjysmën e mjeteve që i takojnë. “E dimë shumë mirë se në këtë moment gjyqësori merr vetëm gjysmën e financimit të paraparë me Kushtetutë”, përfundoi ambasadori i BE-së, Michalis Rokas. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Australian woman, 21, allegedly steals S$312 perfume from Changi Airport shop, comes back a month later, gets arrested

Mothership - Latest

S'pore police arrest M'sian man, 28, for his suspected role as a money laundering syndicate member

Mothership - Latest

S'pore ex-teacher, 41, told underage female student to sit on his lap & call him 'daddy', gets 2 years' jail

Mothership - Latest

Telegrafi의 다른 기사

Ky është gazetari zviceran që e adhuron autokratin serb Aleksandar Vuçiq

Telegrafi - Lajme

Ferati-OEMVP: Synojmë memorandum bashkëpunimi dhe aktivitete të përbashkëta për bizneset

Telegrafi - Lajme

Dua Lipa mahnit me stilin në New York, kombinon fustanin me pika me çantën ikonike Hermes Birkin

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.