Maturant, dëshironi të punoni nga shtëpia për kompani ndërkombëtare? Këto dy drejtime studimi mund të jenë hapi yt i parë

Përfundimi i shkollës së mesme sjell një nga vendimet më të rëndësishme: çfarë të studiosh dhe cilin profesion ta zgjedhësh. Shumë maturantë përballen me të njëjtat dilema: A do të gjej punë pas studimeve? A do të mësoj diçka që kërkohet në treg?
Por sot puna nga distanca dhe angazhimi në kompani ndërkombëtare janë bërë mundësi reale për profesionistët e teknologjisë. Mirëpo, për të konkurruar në këtë treg nevojiten aftësi praktike, njohuri teknike dhe përgatitje që lidhet drejtpërdrejt me kërkesat e industrisë.
Cacttus Education ka hapur regjistrimet në programet dyvjeçare të studimeve të larta profesionale në Programim dhe Siguri Kibernetike, duke ofruar deri në 20% zbritje.
Pjesë e studimeve është edhe përdorimi praktik dhe i përgjegjshëm i inteligjencës artificiale. Studentët mësojnë ta përdorin AI-në për analizimin dhe përmirësimin e kodit, testimin e zgjidhjeve, si dhe identifikimin dhe analizimin e kërcënimeve të sigurisë.
Mësimi zhvillohet përmes laboratorëve, projekteve individuale dhe ekipore, duke u mundësuar studentëve të ndërtojnë portofol profesional dhe të zhvillojnë aftësi në komunikim, punë ekipore, mendim kritik dhe zgjidhje të problemeve.
Programet janë të akredituara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, ndërsa Cacttus Education është institucion i licencuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Mos zgjidh vetëm një diplomë.
Zgjidh aftësi që mund të të hapin mundësi për punësim në Kosovë, punë nga distanca dhe bashkëpunim me kompani ndërkombëtare.
Apliko tani duke klikuar këtu, kontakto Cacttus Education në 038 600 237 ose vizito kampusin për më shumë informata. ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요