오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전회사공식 자료라이브용어사전뉴스로 배우기홈피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

오늘의 이슈
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

AKK kundërshton Projektligjin për Pronën Publike: Po cenohen kompetencat e komunave

Telegrafi - Lajme
AKK kundërshton Projektligjin për Pronën Publike: Po cenohen kompetencat e komunave

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka shprehur shqetësim lidhur me Projektligjin për Pronën Publike, duke vlerësuar se ky projektligj paraqet tendencë për centralizim të kompetencave dhe cenim të autonomisë së komunave.

Sipas AKK-së, dispozitat e propozuara kufizojnë të drejtën e komunave për të poseduar, administruar dhe menaxhuar pronën e tyre, e cila, sipas këtij institucioni, është një prej shtyllave kryesore të vetëqeverisjes lokale.

"Projektligji për Pronën Publike paraqet një tendencë shqetësuese të centralizimit të kompetencave dhe cenon një nga shtyllat themelore të vetëqeverisjes lokale, atë të drejtën e komunave për të poseduar, administruar dhe menaxhuar pronën e tyre", thuhet në reagimin e AKK-së.

AKK ka vlerësuar se projektligji është në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, konkretisht me nenin 14, i cili përcakton të drejtën e komunave për të poseduar dhe menaxhuar pronën e luajtshme dhe të paluajtshme.

"Ky projektligj nuk është në frymën e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale, e cila garanton autonominë lokale dhe mbrojtjen e kompetencave të komunave", thuhet në reagim.

Sipas Asociacionit, përmes këtij projektligji komunave mund t’u kufizohen kompetencat në administrimin e pronës komunale, ndërsa niveli qendror do të ketë kontroll më të madh mbi asetet që shërbejnë për zhvillimin lokal.

AKK ka theksuar se prona komunale nuk është vetëm një aset administrativ, por bazë për zhvillimin ekonomik dhe realizimin e projekteve me interes publik.

"Prona komunale është baza e zhvillimit ekonomik lokal. Përmes saj komunat planifikojnë zhvillimin urban, krijojnë zona ekonomike, tërheqin investime, ndërtojnë shkolla, çerdhe, qendra shëndetësore, rrugë, objekte sportive e kulturore dhe realizojnë projekte të tjera me interes publik", ka deklaruar AKK.

Në reagim, Asociacioni ka ngritur shqetësime edhe për vendimet e mëhershme të nivelit qendror, të cilat, sipas tij, kanë shkaktuar pasoja financiare për komunat.

"Komunat nuk mund të përballen njëkohësisht me barrë gjithnjë e më të madhe financiare nga vendimet e nivelit qendror dhe, në anën tjetër, t'u kufizohen kompetencat që u garantohen me ligj", thuhet në reagim.

AKK i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos procedojë me miratimin e këtij projektligji pa një dialog të mirëfilltë me komunat dhe pa harmonizimin e tij me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale dhe Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale.

"Autonomia lokale nuk është privilegj i komunave, por është garanci kushtetuese për qytetarët. Mbrojtja e pronës komunale është mbrojtje e decentralizimit, e zhvillimit ekonomik lokal dhe e një shteti demokratik ku kompetencat respektohen në çdo nivel të qeverisjes", përfundon reagimi i AKK-së. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Gobierno promete no subir impuestos, pero alista 24 acciones fiscales

Delfino.cr - Portada

Crecex respalda nueva estrategia nacional para combatir el contrabando y el comercio ilícito

Delfino.cr - Portada

ICE y CoopeGuanacaste inician obras constructivas de parque solar

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Peticioni për përjashtimin e Argjentinës nga Kupa e Botës është nënshkruar nga 23 milionë njerëz

Telegrafi - Lajme

“Të shkrihet Kuvendi”, Berisha: Ky është i vetmi vendim i drejtë që Parlamenti mund të marrë sot

Telegrafi - Lajme

Shtëpi 264m² me qira në Fshatin Ndërkombëtar – komoditet, hapësirë dhe privatësi pranë Prishtinës #16340

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.