Haliti inspekton punimet në palestrën sportive të Gjimnazit "Kuvendi i Lezhës" në Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar punimet që po zhvillohen për ndërtimin e palestrës sportive të Gjimnazit "Kuvendi i Lezhës" në Viti, duke u njohur nga afër me ecurinë e realizimit të projektit.
Gjatë vizitës, Haliti theksoi rëndësinë e këtij investimi për përmirësimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe edukative, duke vlerësuar se infrastruktura moderne sportive krijon mundësi më të mira për nxënësit dhe komunitetin.
Ai tha se investimet në sport janë investime në të ardhmen e të rinjve, pasi krijojnë hapësira të përshtatshme për zhvillimin e talenteve dhe promovimin e aktiviteteve sportive.
"Vitia ka dëshmuar ndër vite se ka sportistë të dalluar, të cilët me sukses e kanë përfaqësuar komunën tonë në gara të ndryshme. Prandaj, obligimi ynë është që të krijojmë kushte sa më të mira për zhvillimin e tyre dhe për nxitjen e brezave të rinj që të merren me sport", u shpreh Haliti.
Sipas Komunës së Vitisë, ndërtimi i palestrës sportive synon të përmirësojë infrastrukturën arsimore dhe sportive në komunë, duke ofruar kushte më cilësore për zhvillimin e aktiviteteve të nxënësve, sportistëve dhe sportdashësve. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요