오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전공식 자료용어사전
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전개체 사전내 편향피드 제보소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Merrni barna gjatë vapës? Ja cilat kërkojnë kujdes të veçantë

Telegrafi - Lajme
Merrni barna gjatë vapës? Ja cilat kërkojnë kujdes të veçantë

Nga terapia për tensionin dhe diuretikët te antibiotikët, antidepresivët dhe insulina – temperaturat e larta mund të sjellin rreziqe që jo gjithmonë dallohen menjëherë

Mr.Ph. Diellza S. Mustafa

Temperaturat e larta nuk ndikojnë vetëm në mënyrën se si ndihemi gjatë verës, por mund të ndryshojnë edhe reagimin e organizmit ndaj disa barnave. Dehidrimi, rënia e tensionit arterial, çrregullimet e elektroliteve, ndjeshmëria e shtuar ndaj diellit dhe ruajtja e papërshtatshme e preparateve marrin rëndësi të veçantë gjatë ditëve të nxehta.

Diuretikët, disa barna për tensionin arterial, barnat psikotrope dhe antiinflamatorët josteroidë mund të kërkojnë kujdes më të madh gjatë vapës. Megjithatë, terapia nuk duhet të ndërpritet, të zvogëlohet ose të ndryshohet pa u konsultuar me mjekun apo farmacistin.

Po aq e rëndësishme është edhe ruajtja e barnave. Lënia e tyre në veturë, pranë dritares ose në vende me temperaturë dhe lagështi të lartë mund të ndikojë në cilësinë dhe efektivitetin e tyre.

Nxehtësia mund të ndryshojë veprimin dhe sigurinë e barnave

Temperaturat e larta mund të ndikojnë si në qëndrueshmërinë e vetë barit, ashtu edhe në mënyrën se si organizmi e përthith, e shpërndan, e metabolizon dhe e eliminon atë.

Nxehtësia mund ta përshpejtojë degradimin e përbërësve aktivë dhe ta zvogëlojë fuqinë e barit. Tabletat mund të zbuten ose të shkrihen, kapsulat të ngjiten, ndërsa preparatet mund të ndryshojnë ngjyrën, aromën ose konsistencën.

Në organizëm, ndikimi shpesh lidhet me dehidratimin. Humbja e lëngjeve e zvogëlon vëllimin e gjakut dhe mund ta rrisë përqendrimin e disa barnave. Njëkohësisht, qarkullimi më i dobët në veshka mund ta ngadalësojë eliminimin e tyre dhe ta shtojë rrezikun e efekteve anësore ose toksicitetit.

Përthithja e barnave të marra nga goja zakonisht ndryshon pak, por nxehtësia mund ta përshpejtojë përthithjen e insulinës së injektuar nën lëkurë dhe të disa preparateve transdermale.

Disa barna ndikojnë edhe në mekanizmat natyrorë të ftohjes së trupit. Antikolinergjikët dhe disa antipsikotikë mund ta zvogëlojnë djersitjen, beta-bllokuesit mund ta kufizojnë shpërndarjen e nxehtësisë përmes lëkurës, ndërsa disa antidepresivë shkaktojnë djersitje të shtuar dhe humbje të lëngjeve.

Barnat që kërkojnë kujdes të shtuar gjatë vapës

Vëmendje më të madhe kërkojnë barnat që ndikojnë në ekuilibrin e lëngjeve dhe elektroliteve, tensionin arterial, djersitjen, temperaturën e trupit, vetëdijen dhe funksionin e veshkave.

Këtu përfshihen diuretikët, frenuesit e ACE-së, bllokuesit e receptorëve të angiotenzinës – ARB, beta-bllokuesit, disa antidepresivë dhe antipsikotikë, barnat antikolinergjike, disa antihistaminikë qetësues, stimuluesit për ADHD-në, antikonvulsantët, litiumi, insulina, metformina dhe antiinflamatorët josteroidë.

Kujdes kërkojnë edhe barnat me indeks të ngushtë terapeutik, si litiumi dhe disa antikonvulsantë, sepse ndryshimet relativisht të vogla të përqendrimit të tyre në gjak mund ta shtojnë rrezikun e toksicitetit.

Rreziku nuk është i njëjtë për çdo pacient dhe lista nuk përfshin çdo bar që mund të ndikohet nga nxehtësia.

Grupet më të rrezikuara gjatë ditëve të nxehta

Më të rrezikuar janë të moshuarit, foshnjat dhe fëmijët, gratë shtatzëna, personat me sëmundje të zemrës, veshkave ose diabet, si dhe pacientët me demencë apo sëmundje të rënda mendore.

Rreziku shtohet te personat që përdorin disa barna njëkohësisht, kanë kufizim të marrjes së lëngjeve, lëvizshmëri të kufizuar ose vështirësi për ta njohur etjen dhe shenjat e mbinxehjes.

Të ekspozuar janë edhe personat që punojnë jashtë ose qëndrojnë në ambiente pa ftohje të përshtatshme.

Antipsikotikët mund të ndikojnë në qendrën e kontrollit të temperaturës në tru. Disa antidepresivë shkaktojnë djersitje të shtuar, ndërsa barnat antikolinergjike mund ta ulin djersitjen dhe ta vështirësojnë ftohjen e trupit.

Levotiroksina mund të kontribuojë në djersitje dhe intolerancë ndaj nxehtësisë, veçanërisht kur doza është më e lartë se nevojat e organizmit.

Terapia për tensionin dhe diuretikët: rreziku i dehidrimit

Diuretikët e shtojnë eliminimin e ujit dhe kripërave përmes urinës. Kur ky efekt kombinohet me djersitjen gjatë vapës, humbja e lëngjeve dhe elektroliteve mund të ndodhë më shpejt.

Pasojat mund të jenë dobësia, marramendja, rënia e tensionit, çrregullimet e elektroliteve dhe të fikët, veçanërisht gjatë ngritjes së shpejtë në këmbë.

Edhe disa barna antihipertensive mund ta ulin më tej tensionin. Frenuesit e ACE-së dhe ARB-të mund ta zvogëlojnë ndjenjën e etjes te disa pacientë, ndërsa beta-bllokuesit mund ta kufizojnë qarkullimin e gjakut në lëkurë.

Dehidrimi mund ta ngarkojë zemrën, ta zvogëlojë furnizimin e veshkave me gjak dhe ta rrisë rrezikun e dëmtimit akut të funksionit renal.

Pacientët duhet ta kontrollojnë tensionin nëse kanë mundësi dhe të kërkojnë këshillë profesionale në rast marramendjeje të vazhdueshme, të fikëti, urinimi të pakësuar ose dobësie të theksuar.

Kur ibuprofeni dhe antiinflamatorët mund të rrezikojnë veshkat

Ibuprofeni, naprokseni, diklofenaku dhe antiinflamatorët e tjerë josteroidë kërkojnë kujdes të veçantë kur personi është i dehidratuar.

Gjatë humbjes së lëngjeve zvogëlohet qarkullimi i gjakut në veshka. Antiinflamatorët mund ta zvogëlojnë më tej furnizimin e tyre me gjak dhe, në disa raste, ta shtojnë rrezikun e dëmtimit akut.

Rreziku është më i madh kur vapa shoqërohet me temperaturë trupore, të vjella, diarre, djersitje të madhe ose marrje të pamjaftueshme të lëngjeve. Kujdes i veçantë kërkohet te personat që përdorin njëkohësisht diuretikë dhe barna për tensionin.

Personat me sëmundje të veshkave, zemrës ose tension të lartë nuk duhet t’i përdorin këto barna për periudha të gjata pa këshillë profesionale.

Barnat që e bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj diellit

Disa barna mund ta shtojnë ndjeshmërinë e lëkurës ndaj rrezeve ultravjollcë dhe të shkaktojnë skuqje, djegie, kruarje ose flluska edhe pas një ekspozimi relativisht të shkurtër.

Në këtë grup përfshihen disa antibiotikë, si doksiciklina, tetraciklina, ciprofloksacina dhe trimetoprim-sulfametoksazoli; disa antimykotikë; diuretikët, si hidroklorotiazidi dhe furosemidi; disa antiinflamatorë, veçanërisht ketoprofeni; izotretinoina dhe retinoidet lokale.

Jo çdo bar brenda këtyre kategorive ka të njëjtin efekt dhe jo çdo pacient do të reagojë njësoj.

Gjatë përdorimit të barnave fotosensibilizuese duhet kufizuar ekspozimi në diell, veçanërisht nga ora 11:00 deri në 16:00. Rekomandohen veshje mbrojtëse, kapelë dhe krem me spektër të gjerë, me SPF 30 ose më të lartë.

Ndjeshmëria mund të vazhdojë edhe pas përfundimit të terapisë, për një periudhë që ndryshon sipas barit.

Antibiotikët gjatë verës: mbrojtja nga dielli dhe ruajtja e duhur

Jo të gjithë antibiotikët ndikohen njësoj nga dielli, por disa prej tyre mund ta bëjnë lëkurën shumë më të ndjeshme.

Doksiciklina, tetraciklina, disa fluorokinolone dhe sulfonamide mund të shkaktojnë djegie të shpejta, skuqje ose flluska. Gjatë trajtimit duhet përdorur mbrojtje nga dielli dhe të shmanget ekspozimi i panevojshëm gjatë orëve kur rrezatimi është më i fortë.

Ethet, infeksioni dhe vapa mund ta shtojnë humbjen e lëngjeve, prandaj hidratimi është i rëndësishëm, përveç rasteve kur mjeku ka rekomanduar kufizim të tyre.

Antibiotikët nuk duhet të lihen në veturë, pranë dritares ose në çanta të ekspozuara në diell. Disa antibiotikë të lëngshëm kërkojnë frigorifer, ndërsa të tjerë ruhen në temperaturë dhome. Duhet ndjekur etiketa ose udhëzimi i farmacistit.

Terapia nuk duhet ndërprerë vetëm për shkak të frikës nga dielli apo vapa.

Ruajtja e barnave në vapë: frigoriferi nuk është gjithmonë zgjidhja

Shumica e barnave nuk duhet të ruhen në frigorifer, përveç rasteve kur kjo përcaktohet në etiketë ose në udhëzimin e prodhuesit.

Tabletat dhe kapsulat duhet të mbahen në ambalazhin origjinal, në vend të freskët, të thatë dhe të errët. Banjoja dhe kuzhina shpesh nuk janë të përshtatshme për shkak të lagështisë dhe ndryshimeve të temperaturës.

Barnat nuk duhet të lihen në veturë, në prag të dritares, pranë sobës apo në çanta të ekspozuara në diell. Temperatura brenda veturës së parkuar mund të rritet shumë shpejt.

Insulina rezervë zakonisht ruhet në frigorifer, por nuk duhet të ngrijë. Shumë preparate, pasi hapen ose nxirren për përdorim, mund të mbahen për një periudhë të kufizuar në temperaturë dhome. Kushtet dhe afati ndryshojnë sipas produktit, prandaj duhet kontrolluar udhëzimi përkatës.

Disa pika për sy, hormone, vaksina dhe antibiotikë të lëngshëm gjithashtu mund të kërkojnë temperatura nga 2°C deri në 8°C. Vendosja e panevojshme e tabletave në frigorifer mund t’i ekspozojë ato ndaj lagështisë.

Nxehtësia mund t’i dëmtojë inhalatorët nën presion dhe të ndikojë në qëndrueshmërinë e auto-injektorëve të adrenalinës.

Nëse një bar ka ndryshuar ngjyrë, aromë ose konsistencë, është shkrirë, ngrirë apo ka ambalazh të dëmtuar, nuk duhet përdorur pa u konsultuar me farmacistin.

Simptomat që nuk duhet të neglizhohen gjatë ditëve të nxehta

Etja e madhe, djersitja e shtuar, dhimbja e kokës, dobësia, marramendja, të përzierat, ngërçet muskulore dhe urinimi i pakësuar mund të jenë shenja të dehidrimit ose lodhjes nga nxehtësia.

Personi duhet të largohet në një vend të freskët, të lirojë veshjet e panevojshme, të ftohë lëkurën dhe të marrë lëngje, nëse është plotësisht i vetëdijshëm dhe nuk ka kufizim të marrjes së tyre.

Ndihma urgjente duhet kërkuar në rast konfuzioni, sjelljeje të pazakontë, humbjeje të koordinimit, pulsi ose frymëmarrjeje shumë të shpejtë, temperature shumë të lartë, krizash apo humbjeje të vetëdijes.

Goditja nga nxehtësia është urgjencë mjekësore. Personit me vetëdije të çrregulluar nuk duhet t’i jepen lëngje nga goja.

Rregullat kryesore për përdorimin e sigurt të barnave gjatë verës

Barnat duhet të përdoren sipas udhëzimit të mjekut dhe të ruhen sipas rekomandimit të prodhuesit. Terapia nuk duhet të ndërpritet dhe doza nuk duhet të ndryshohet pa konsultim profesional.

Pacientët duhet të marrin lëngje të mjaftueshme, përveç rasteve kur kanë kufizim të përcaktuar nga mjeku, të shmangin ekspozimin e zgjatur ndaj nxehtësisë dhe të përdorin mbrojtje nga dielli kur marrin barna fotosensibilizuese.

Personat me diabet duhet ta kontrollojnë më shpesh glukozën gjatë valëve të të nxehtit, veçanërisht nëse djersiten shumë, hanë më pak ose vërejnë ndryshime të pazakonta të vlerave.

Kujdes kërkohet edhe me barnat pa recetë. Disa antihistaminikë qetësues, laksativë dhe antiinflamatorë mund ta shtojnë rrezikun e dehidrimit, përgjumjes ose dëmtimit të veshkave.

Personat që marrin shumë barna, kanë sëmundje kronike ose kanë pasur më parë probleme gjatë vapës duhet të konsultohen me mjekun ose farmacistin për këshilla të përshtatura me terapinë e tyre.

Vapa nuk do të thotë se terapia duhet ndërprerë. Ajo kërkon më shumë kujdes, hidratim të përshtatshëm, ruajtje të drejtë të barnave dhe reagim në kohë ndaj simptomave paralajmëruese. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

El costo de no evolucionar: los obstáculos que enfrentan las empresas familiares al modernizarse

Delfino.cr - Portada

Investigador del Cinpe-UNA advierte que aumento del IVA afectaría más a los hogares de menores ingresos

Delfino.cr - Portada

Cinco ideas de regalos Xiaomi para sorprender a mamá en su día

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Vdekja e punëtorit në vendpunishte, Brestovci: Inspektorati i Kryeqytetit nuk është përgjegjës për kontrollin teknik të vinçit

Telegrafi - Lajme

Jo vetëm Ethet e Nilit por edhe Malaria ka arritur në RMV

Telegrafi - Lajme

Netanyahu after meeting with Trump: One of the best conversations I've had with an American president

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.