관련 뉴스5건3개 미디어
중도 성향 67%보수 성향 33%
진보 성향 매체엔 안 보이는 이슈
general
중도 성향

Dua Lipa mes yjeve në finalen e Botërorit 2026, ndjek nga afër përballjen Argjentinë - Spanjë

Telegrafi - Lajme
Dua Lipa mes yjeve në finalen e Botërorit 2026, ndjek nga afër përballjen Argjentinë - Spanjë

Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, është një nga emrat që po merr pjesë në finalen e Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës, e zhvilluar në stadiumin MetLife në New Jersey.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova nuk ishte pjesë e programit muzikor të ceremonisë së mbylljes së turneut, por u shfaq në tribunat e stadiumit si spektatore, duke ndjekur nga afër ndeshjen më të rëndësishme të futbollit botëror.

Prania e saj tërhoqi menjëherë vëmendjen e tifozëve dhe mediave, pasi Lipa është një nga artistet më të suksesshme në skenën ndërkombëtare.

View this post on Instagram

A post shared by Pop Tingz (@thepoptingz)

Ajo iu bashkua atmosferës festive të finales, e cila u shoqërua me një ceremoni madhështore me muzikë dhe performanca nga artistë të njohur.

Ceremonia e mbylljes së Botërorit solli në skenë emra të mëdhenj të muzikës si Robbie Williams, Nicole Scherzinger, Laura Pausini, iShowSpeed e Post Malone.

View this post on Instagram

A post shared by Dua Lipa Entertainment (@dualipaentertainment)

Artistja e një sërë hitesh zgjodhi ta përjetonte këtë moment historik nga vendet e spektatorëve, duke mbështetur eventin më të madh sportiv në botë.

Sidoqoftë, në fushë nisi 'beteja' e madhe mes Argjentinës dhe Spanjës për trofeun e Kupës së Botës 2026. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.