미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Hoxhaj viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Bashkë me ta, e presim ditën kur do të kthehen në Kosovë

Telegrafi - Lajme
Hoxhaj viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Bashkë me ta, e presim ditën kur do të kthehen në Kosovë

Ish-kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se ka vizituar në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, duke thënë se i ka gjetur të fortë dhe me besim në të vërtetën.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj u shpreh se, ndonëse pritja ka qenë e gjatë, fundi i saj po afrohet.

“Ka pritje që zgjasin shumë. Ka ditë që numërohen një nga një. Por ka edhe momente kur e ndjen se fundi i kësaj padrejtësie po afrohet”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai bëri të ditur se gjatë vizitës i ka takuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

“Sot i vizitova miqtë e mi, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Hagë. I gjeta të fortë, me dinjitet dhe me besim të palëkundur në të vërtetën”, ka theksuar ai.

Hoxhaj ka shtuar se shtatori po afrohet, duke iu referuar muajit kur pritet shpallja e aktgjykimit në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

“Shtatori është gjithnjë e më afër. Bashkë me ta, e presim ditën kur do të kthehen në Kosovë, aty ku e kanë vendin”, ka përfunduar Hoxhaj. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.