Laura Harring, ylli i “Mulholland Drive”, mahnit edhe në moshën 62-vjeçare

Laura Harring, aktorja që u bë e famshme në mbarë botën me rolin e saj si Rita/Camilla Rhodes në filmin kult “Mulholland Drive”, vazhdon të tërheqë vëmendjen edhe në moshën 62-vjeçare.
Ish-Miss USA u kthye në një ikonë të kinemasë falë interpretimit përkrah Naomi Watts në thrillerin psikologjik të vitit 2001, një film që konsiderohet ndër më të mirët e shekullit XXI.
Përveç suksesit në “Mulholland Drive”, Harring ka luajtur edhe në filma si “John Q”, “Willard”, “The Punisher” dhe “Love in the Time of Cholera”, ndërsa në televizion u bë e njohur me rolet në serialet “General Hospital” dhe “The Shield”.
Paraqitja e saj e fundit në ekran ishte në filmin “Father of the Bride” në vitin 2022.
Në janar të vitit 2024, aktorja njoftoi tërheqjen nga aktrimi, duke i dhënë fund një karriere që zgjati për më shumë se tri dekada, shkruan DailyMail.
Gjatë viteve, ajo është vlerësuar jo vetëm për talentin, por edhe për elegancën e saj, duke u krahasuar shpesh me ikonat e ekranit Rita Hayworth dhe Ava Gardner.
Jeta e Laura Harring ka qenë po aq e jashtëzakonshme sa karriera e saj. E lindur në Meksikë, ajo u shpall Miss USA në vitin 1985, duke u bërë gruaja e parë me origjinë hispanike që fitonte këtë titull.
Aktorja ka rrëfyer gjithashtu se në moshën 12-vjeçare i mbijetoi një sulmi me armë zjarri, një ngjarje që shënoi jetën e saj shumë përpara se të arrinte famën në Hollywood. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요