Usher largon nga skena një fanse pasi ajo nuk reagoi ndaj performancës së tij joshëse

Usher krijoi një moment viral gjatë koncertit të tij në Nashville, pasi largoi nga skena një fanse që dukej e parehatshme gjatë ndërveprimit me të.
Këngëtari 47-vjeçar, i cili aktualisht po zhvillon turneun e tij, ftoi në skenë një fanse nga zona VIP.
Gjatë performancës, ai këndoi dhe kërceu pranë saj, si pjesë e spektaklit të tij të zakonshëm, por reagimi i saj i ftohtë dhe shprehja e sikletshme tërhoqën menjëherë vëmendjen, shkruan DailyMail.
Pasi pa se fansja nuk po ndihej rehat, Usher ndaloi performancën dhe tha në mikrofon: “Nuk mendoj se ajo dëshiron të jetë në skenë”.
Më pas i bëri shenjë që të kthehej në vendin e saj mes publikut.
Momenti u bë shpejt viral në rrjetet sociale, ku përdoruesit reaguan me komente të ndryshme.
Disa e mbështetën vendimin e artistit, ndërsa të tjerë u habitën që fansja kishte pranuar të ngjitej në skenë, duke ditur natyrën e performancave të Usher. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
같은 사건, 다른 제목
보도 없음