Pamje tronditëse nga India, polici nxjerr AK-47 dhe qëllon ndaj protestuesve

Autoritetet indiane kanë pezulluar një oficer policie i cili qëlloi me pushkë automatike në ajër për të shpërndarë një protestë studentore në shtetin lindor të Biharit gjatë fundjavës, e fundit në një seri protestash të të rinjve që kanë çuar tashmë në dorëheqjen e ministrit federal të arsimit, raporton Reuters.
Policia po përballet me akuza për përdorim të tepruar të forcës gjatë protestave, duke përfshirë rrahjen e studentëve me shkopinj gome dhe përdorimin e gazit lotsjellës në përpjekje për të ndaluar një marshim prej dhjetëra mijëra njerëzish që marshuan drejt ndërtesës së parlamentit në New Delhi më 20 korrik.
&
Studentët dhe dëshmitarë të tjerë postuan video të incidentit në rrjete sociale, dhe policia konfirmoi vërtetësinë e tyre.
Ato tregojnë një oficer policie me uniformë speciale duke vrapuar drejt protestuesve në qytetin Siwan.
Më pas ai drejtoi një pushkë AK-47 drejt tyre dhe qëlloi të paktën tre herë në ajër.
Një zyrtar i lartë i policisë së Biharit, Nilesh Kumar, tha se askush nuk u lëndua.
Sipas tij, pushka automatike iu dha një polici nga njësia e inteligjencës, e cila normalisht merret me kriminelë të rrezikshëm.
"Polici e përdori AK-47 gabimisht. Kjo nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë", tha Nilesh Kumar, zëvendësinspektor i përgjithshëm i policisë.
"Ai bëri një gabim sepse bëhej fjalë për studentë. Nuk kishte nevojë për një ndërhyrje të tillë. Kjo është arsyeja pse ai u pezullua dhe do të merren të gjitha masat ligjore kundër tij", shtoi ai.
Protestat u nxitën nga rrjedhja e pyetjeve nga provimi kombëtar i pranimit në shkollën e mjekësisë, i cili u mbajt në maj.
Më shumë se dy milionë studentë e dhanë provimin dhe tani duhet t’i nënshtrohen përsëri.
Megjithatë, analistët besojnë se shkaqet e pakënaqësisë janë më të thella dhe përfshijnë papunësinë e lartë të të rinjve dhe frikën se Al do të kërcënojë vendet e punës në sektorin e IT-së, për të cilin India është e famshme. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요