Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me ShBA-të

Janë zbardhur detajet e mbledhjes së kësaj të hëne të Parlamentit dhe arsyet e mbajtjes së dy seancave brenda së njëjtës ditë.
Sipas burimeve për Euronews, Parlamenti pritet të votojë sot marrëveshjen e sjellë nga qeveria të premten, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Marrëveshja nuk është pjesë e rendit të ditës, por pritet të bëhet e ditur nga kryetari i Kuvendit në nisje të seancës plenare, me qëllim që të shqyrtohet dhe miratohet me procedurë të përshpejtuar.
Pas njoftimit në sallën e Kuvendit, marrëveshja pritet të kalojë për shqyrtim në komisionet parlamentare, ndërsa deputetët do të rikthehen në një seancë të dytë plenare, e planifikuar në orën 15:00.
Për këtë orar, sipas burimeve, janë njoftuar deputetët e Partisë Socialiste. /Euronews/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요