general
중도 성향

Sherri pas finales nuk kalon pa pasoja, FIFA mund të godasë rëndë Argjentinën

Telegrafi - Lajme
Sherri pas finales nuk kalon pa pasoja, FIFA mund të godasë rëndë Argjentinën

ONP Summary

Spain won the 2026 World Cup title over Argentina in a final where Spain controlled possession while Argentina relied on physical, disruptive defending that drew international criticism and sparked post-match scuffles. FIFA opened disciplinary proceedings following these volatile scenes.

Progressive:Narrative excess beyond facts — progressive outlets warned that condemnations veered into unfair demonization of Argentine players beyond the actual sporting misconduct.

Moderate:Rightful defeat overshadowed by conduct — moderate outlets noted Spain's deserved victory but regretted that unsporting behavior marred the match, highlighting coach's dignity.

Conservative:Corruption of sport's integrity — conservative outlets viewed Argentina's tactics and post-match scenes as moral failure and poor example, demanding FIFA sanction.

FIFA ka nisur zyrtarisht një hetim për incidentet e dhunshme që ndodhën pas fitores së Spanjës me rezultat 1-0 ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës.

Pamjet e publikuara pas ndeshjes treguan përleshje mes futbollistëve të të dyja skuadrave, ndërsa në qendër të incidenteve ishin lojtarët argjentinas Leandro Paredes dhe Nahuel Molina.

Në një prej episodeve më të tensionuara, Paredes dhe Thiago Almada e rrëzuan në tokë mesfushorin spanjoll Gavi, ndërsa më herët Paredes ishte parë duke e kapur për fyti mbrojtësin Eric Garcia.

Nga ana tjetër, Molina dukej se tentoi të godiste me grusht Rodrin, teksa mesfushori spanjoll po i bashkohej festës së bashkëlojtarëve pas përfundimit të ndeshjes.

Ndërkohë, mbrojtësi veteran i Argjentinës, Nicolas Otamendi, iu drejtua me fjalë të ashpra Rodrit, duke reaguar ndaj komenteve që mbrojtësi i Spanjës, Aymeric Laporte, kishte bërë para finales.

Në një deklaratë zyrtare, FIFA bëri të ditur se ka emëruar një Prokuror Disiplinor dhe të Etikës për të hetuar nëse ka pasur shkelje të Kodit Disiplinor të FIFA-s.

"Pas shqyrtimit të raporteve përkatëse të ndeshjes së finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, dhe në përputhje me nenin 36 të Kodit Disiplinor të FIFA-s, Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka emëruar një Prokuror Disiplinor dhe të Etikës për të hetuar shkeljet e mundshme të Kodit Disiplinor lidhur me incidentet pas ndeshjes. Detaje të tjera do të publikohen pasi të përfundojë raporti i prokurorit", thuhet në njoftimin e FIFA-s.

Çfarë dënimesh mund ta presin Argjentinën?

Sipas nenit 14 të Kodit Disiplinor të FIFA-s, futbollistët ose zyrtarët që shpallen fajtorë për sjellje të dhunshme mund të dënohen me minimumi tre ndeshje pezullim.

I njëjti dënim parashikohet edhe për sulme ndaj kundërshtarëve, përfshirë goditjet me bërryl, grusht, shqelm, kafshim, pështymë ose goditje fizike ndaj një lojtari apo personi tjetër që nuk është zyrtar i ndeshjes.

Çmenduri në Madrid: Rreth 2 milionë njerëz u bënë pritje spektakolare kampionëve të rinj të botës

Pezullimi do të vuhej vetëm në ndeshjet e ardhshme të Argjentinës.

Përveç lojtarëve, edhe Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) mund të përballet me masa disiplinore nëse FIFA konstaton se kombëtarja është sjellë në mënyrë të papërshtatshme.

Gjithashtu, lojtarët dhe zyrtarët mund të gjobiten financiarisht, ndërsa FIFA ka të drejtë të vendosë edhe masa të tjera disiplinore nëse e konsideron të nevojshme./Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.