Ish-prokurori Elez Blakaj: Edhe më 2016 kryem gërmime në Zveçan për gjetjen e mbetjeve mortore të 23 intelektualëve të zhdukur

ONP 요약
Investigators in Kalludër, Zubin Potok, uncovered a large mass grave believed to hold the remains of 23 intellectuals who disappeared during the 1999 Kosovo war. Officials, including Prime Minister Albin Kurti and Justice Minister Donika Gërvalla, emphasize the need for professional forensic analysis before drawing conclusions.
Në fshatin Kalludër e Vogël në komunën e Zubin Potokut kanë nisur gërmimet në një lokacion që dyshohet se mund të jetë varrezë masive e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Kalludra e Vogël lidhet me një nga rastet më të rënda të zhdukjeve me forcë gjatë luftës në Kosovë. Më 19 prill 1999, në zonën e Drethit dhe Kalludrës në Zubin Potok u rrëmbyen 23 shqiptarë, të njohur si "Grupi i Intelektualëve", shumica prej tyre nga rajoni i Mitrovicës.
E lidhur me gërmimet ka shkruar sot edhe ish-prokurori Elez Blakaj.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se edhe në vitin 2016 ishin kryer gërmime në Zveçan për gjetjen e mbetjeve mortore të 23 intelektualëve të zhdukur më datë 19 prill 1999.
Pamje nga Kalludra e Vogël, dyshohet për varrezë masive – zona ruhet nga njësitet elitare të Policisë së Kosovës
“Më datën 4 gusht 2016, si prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, së bashku me një grup bashkëpunëtorësh nga IML‑ja, tre hetues të krimeve të luftës, një përfaqësues të Komisionit Qeveritar dhe dy përfaqësues të kompanisë “Loti”, në një atmosferë tensioni në pjesën veriore, saktësisht në fshatin “Mala Jabuka” në Zveçan, kishim kryer gërmime për gjetjen e mbetjeve mortore të 23 intelektualëve të zhdukur më datë 19 prill 1999....!
Pas disa përpjekjeve ndër vite, më datë 28 korrik 2026 pas gërmimeve të kryera në Zubin Potok, janë gjetur mbetje mortore, të cilat dyshohen se mund të jenë të 23 intelektualëve të Mitrovicës, të vrarë gjatë kohës së luftës në vitin 1999”, shkruan ai.
Sipas Elezit, është e tepër e rëndësishme që hetimi përkatësisht për këtë rast por edhe për rastet tjera, të materializohet dhe të konfirmohet me aktakuzë, sepse kjo është mënyra më e mirë për ta dëshmuar qëllimin e aparatit shtetëror serb për ta zhdukur popullatën civile shqiptare!
“Përgjigjja më e mirë ndaj propagandës serbe, e cila ka fshehur gjurmët e krimeve të luftës, si dhe vazhdimisht ka strehuar dhe mbrojtur të dyshuar dhe të dënuar për krime të luftës, është puna e përbashkët dhe përkrahja e të gjitha institucioneve ligjzbatuese, në mënyrë që të kemi rezultate që përfundojnë me aktgjykime dënuese”, shkruan ish-prokurori. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
같은 사건, 다른 제목
보도 없음
+3
보도 없음