MSH: Bie numri i rasteve të reja me gastroenterokolit në Gostivar

Ministria e Shëndetësisë njofton se po monitoron vazhdimisht situatën epidemiologjike në zonën e Gostivarit.
Nga atje thonë se sipas të dhënave të fundit nga institucionet publike të shëndetit, ju informojmë se që nga dje, ka pasur një rënie fillestare të numrit të pacientëve të sapo ekzaminuar me simptoma të gastroenterokolitit, pra pacientë që kërkuan ndihmë mjekësore për herë të parë.
"Në total, deri më tani në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit janë regjistruar 1,554 pacientë, dhe në Qendrën Shëndetësore të Gostivarit 1.392 pacientë. Katër personat që ishin të shtruar në spital tashmë janë liruar për trajtim në shtëpi. Deri më tani, janë paraqitur 140 raporte formale, të cilat po përpunohen nga ekipet epidemiologjike të Qendrës së Shëndetit Publik të Tetovës dhe Institutit të Shëndetit Publik, ndërsa janë kryer 81 anketa epidemiologjike.
Lidhur me trendin ditor të pacientëve të sapo ekzaminuar, të dhënat tregojnë se dje (19.07) në spital dhe në qendrën shëndetësore janë regjistruar gjithsej 564 pacientë të sapo ekzaminuar, që tregon një rënie krahasuar me ditën e mëparshme kur u regjistruan 649 pacientë të sapo ekzaminuar dhe kur u arrit numri më i madh i pacientëve të sapo ekzaminuar në një ditë.
Ju kujtojmë se pamja klinike te shumica e pacientëve është e lehtë dhe po kryhen të gjitha aktivitetet e nevojshme epidemiologjike, laboratorike dhe parandaluese", thuhet në njoftim./Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요