미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Fotoja që po bën xhiron e Ballkanit - gruaja mbush valixhen me speca para nisjes jashtë vendit

Telegrafi - Lajme
Fotoja që po bën xhiron e Ballkanit - gruaja mbush valixhen me speca para nisjes jashtë vendit

Që nga koha kur personi i parë emigroi nga Ballkani – historia ka qenë gjithmonë e njëjtë.

Kur njerëzit nisen drejt botës së jashtme, nga shtëpia marrin me vete ushqime tradicionale.

Në Kroaci, zakonisht bëhet fjalë për proshutë të tymosur, suxhukë dhe produkte të tjera të mishit, ndërsa një fotografi e publikuar sot nga Serbia është bërë një hit absolut në gjithë rajonin.

Në aeroportin e Nishit është fotografuar një grua, e cila e kishte mbushur bagazhin e saj deri në fund – me speca.

Natyrisht, askush në internet nuk ka dyshime se për muaj të tërë do të përgatiten speca të mbushur në Gjermani, Francë, Rusi apo kudo tjetër ku zonja po udhëton.

Fotografia ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi shumë emigrantë nga Ballkani janë identifikuar me këtë traditë: të mos nisesh për në mërgim pa marrë me vete pak shije nga vendlindja. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.