오픈뉴스백과
오늘의 이슈홈라이브뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Tri shenja se fëmija ka vetëbesim të ulët – prindërit shpesh nuk i vërejnë

Telegrafi - Lajme
Tri shenja se fëmija ka vetëbesim të ulët – prindërit shpesh nuk i vërejnë

Vetëkritika, krahasimi me të tjerët dhe ndryshimet në gjuhën e trupit mund të tregojnë se fëmija po lufton në heshtje me pasigurinë

Çdo prind dëshiron që fëmija i tij të rritet i lumtur, i sigurt në vete dhe i gatshëm për t’u përballur me sfidat. Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë të kuptohet se fëmija po përballet me vetëbesim të ulët.

Trajnerja e rezistencës psikologjike, Cindra Kamphoff, veçon tri shenja paralajmëruese që prindërit nuk duhet t’i shpërfillin.

1. Flet vazhdimisht keq për veten

Një nga shenjat më të dukshme është kur fëmija e kritikon shpesh veten ose fajësohet gjatë pas një dështimi.

Shprehje si: “Unë nuk vlej për asgjë” ose “Asgjë nuk më shkon mirë” tregojnë se fëmija po e lidh një gabim me vlerën e tij si person.

Në vend që vëmendja të mbetet vetëm te dështimi, prindërit duhet ta ndihmojnë të kuptojë se çfarë mund të mësojë nga përvoja. Kështu, ai mëson se gabimet janë pjesë normale e rritjes dhe mundësi për përmirësim.

2. Krahasohet vazhdimisht me të tjerët

Krahasimi me bashkëmoshatarët është pjesë e zakonshme e rritjes. Problem bëhet kur fëmija mendon vazhdimisht se të tjerët janë më të mirë, më të suksesshëm ose më të bukur se ai.

Prindërit mund ta ndihmojnë duke e orientuar drejt qëllimeve personale dhe gjërave që varen nga përpjekja e tij, në vend që ta masë vlerën e vet vetëm në raport me të tjerët, transmeton Telegrafi.

3. Ndryshon gjuha e trupit dhe i mungon energjia

Fëmija mund të mos thotë hapur se ndihet i pasigurt, por trupi i tij mund ta tregojë këtë.

Supet e përkulura, shmangia e kontaktit me sy, buzëqeshja më e rrallë dhe mungesa e energjisë mund të jenë shenja se ai po përballet me mendime negative për veten.

Nuk ndihmojnë shprehjet si “Gëzohu” ose “Nuk është asgjë”. Më e dobishme është që fëmija të ndihmohet ta njohë dhe ta emërtojë emocionin.

Mund të përdoret edhe metoda e thjeshtë:

Ndalo – bëj një pauzë të shkurtër;

Qetësohu – merr disa frymë thellë;

Reago – pasi të qetësohesh, mendo si dëshiron të veprosh.

Aftësia për t’i rregulluar emocionet ndihmon në zhvillimin e vetëbesimit dhe në përballimin më të mirë të presionit.

Prania e një prej këtyre shenjave nuk do të thotë domosdoshmërisht se fëmija ka problem serioz. Megjithatë, është e rëndësishme të bisedoni me të dhe t’i ofroni mbështetje. Nëse sjellja vazhdon për një kohë të gjatë ose ndikon në jetën e përditshme, rekomandohet këshillimi me psikologun e fëmijëve. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Recorte de Hacienda al Poder Judicial reabre choque con Gobierno por seguridad y presupuesto

Delfino.cr - Portada

Trump eleva al 50% los aranceles contra Canadá

Delfino.cr - Portada

Orlando Aguirre a Laura Fernández: "Esto no es ningún berrinche, sino precisamente el ejercicio responsable de nuestra función"

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Tankeri sulmohet në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa SHBA-të sulmojnë Iranin për natën e dhjetë radhazi

Telegrafi - Lajme

Messi shtyn vendimin për pensionimin, e ardhmja me Argjentinën mbetet e paqartë

Telegrafi - Lajme

Syzet e zgjuara të “Meta”-s nënkuptojnë se çdo fëmijë mund të xhirohet fshehurazi: Si ta trajtojmë këtë rrezik, në epokën e IA-së?

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.