Erërat e forta dëmtojnë minaren e një xhamie në Skenderaj

Moti i lig, i shoqëruar me rrebeshe shiu dhe erëra të forta, ka shkaktuar dëme edhe në komunën e Skenderajt.
Si pasojë e erërave të fuqishme, është dëmtuar minarja e Xhamisë në fshatin Plluzhinë. Në fotografitë e publikuara shihet se një pjesë e minares ka pësuar dëmtime nga kushtet e rënda atmosferike.
Reshjet e dendura dhe erërat e forta kanë përfshirë pasditen e së martës disa rajone të Kosovës, duke shkaktuar dëme materiale në disa komuna.
Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar, ndërsa autoritetet ende nuk kanë publikuar një bilanc të plotë të dëmeve të shkaktuara nga moti i keq.
Institucionet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, pasi moti i paqëndrueshëm pritet të vazhdojë edhe në orët në vijim. ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요