오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Pse djemtë po i braktisin universitetet në Kosovë? Alarmi për tregun e punës

Telegrafi - Lajme
Pse djemtë po i braktisin universitetet në Kosovë? Alarmi për tregun e punës

Përputhja e programeve universitare me nevojat e tregut të punës mbetet një ndër sfidat kryesore të arsimit të lartë në Kosovë.

Në podkastin 5 Pyetje të Radios Evropa e Lirë, ish-zëvendësministri i Arsimit dhe eksperti i fushës, Dukagjin Pupovci, thotë se në Kosovë mungojnë analiza të mirëfillta për nevojat e tregut të punës.

Sipas tij në universitetet publike vazhdon të ketë numër të madh studentësh në fusha si ekonomia dhe juridiku, ndonëse tregu i punës nuk ka nevojë për aq shumë kuadro.

“Vetë fakti që del konkursi për 1100 studentë, ky është teprim. Sepse, 1100 ekonomistë këtu, edhe ta zëmë 1100 le të jenë në të gjitha katër [fakultetet] e tjera - 2200 ekonomistë çdo vit - ekonomia jonë nuk ka nevojë për një kapacitet të tillë”, thotë Pupovci.

Ai përmend se 30 për qind e studentëve në Kosovë studiojnë në fushën e biznesit, administrimit dhe ligjit, që sipas tij shpesh herë detyrohen të punojnë punë për të cilat nuk kanë pasur nevojë të studiojnë fare.

Sipas Pupovcit, Ministria e Arsimit duhet të ketë një politikë më të qartë për miratimin e kuotave të regjistrimit dhe të zhvillojë dialog me universitetet për t’i përshtatur ato më mirë me nevojat e tregut.

Pupovci vlerëson se zgjedhja e studimeve duhet të mbështetet te prirjet personale, por edhe te mundësitë reale për punësim.

Ai thotë se tregu i punës kërkon më shumë njohuri praktike dhe shkathtësi të buta, si komunikimi dhe planifikimi.

“Punëdhënësit shpesh duhet të investojnë në trajnimin e të diplomuarve, sepse universiteti nuk ua jep të gjitha aftësitë që kërkon puna", thotë ai.

Pupovci thotë se universitetet publike duhet t’i reformojnë programet e studimit, duke ofruar profile më të gjera që u japin studentëve më shumë mundësi punësimi.

“Nëse tash ti dikujt ia kufizon kualifikimin vetëm në kontabilitet, tjetrit ia kufizon vetëm në banka dhe sigurime e kështu me radhë, atëherë në mënyrë artificiale krijon situata që njerëzit të mos mund të gjejnë punë lehtë”, shton ai.

Ai vëren edhe një rënie të interesimit për studime, veçanërisht te djemtë. Sipas tij, pothuajse 30 për qind e maturantëve djem nuk e vazhdojnë më arsimin e lartë, pasi konsiderojnë se me shkathtësitë e fituara në arsimin e mesëm mund të punojnë.

Kjo, sipas Pupovcit, ka ndikuar edhe në përbërjen gjinore të arsimit të lartë, ku mbi 60 për qind e studentëve sot janë vajza dhe gra./Radio Evropa e Lirë/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Frente Amplio propone IVA de 20% a la venta de animales

Delfino.cr - Portada

MUSADE convoca a niñez de todo el país a participar en festival artístico

Delfino.cr - Portada

MEIC llevará oportunidades de financiamiento y capacitación a mipymes

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Gjendet zgjidhja për lidhjen e fshatrave me autostradën Kërçovë–Ohër

Telegrafi - Lajme

Shiu i rrëmbyeshëm shkakton dëme në Istog, rrëzohen lisa dhe shtylla elektrike

Telegrafi - Lajme

Volvo zbulon planet, dy automjete të reja vijnë në vjeshtë

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.