오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Disa paralele profesionale mund të mos formohen, Sulejmani: Po shqyrtojmë kërkesat e shkollave

Telegrafi - Lajme
Disa paralele profesionale mund të mos formohen, Sulejmani: Po shqyrtojmë kërkesat e shkollave

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, pranon se ekziston rreziku që disa paralele në shkollat e mesme profesionale të mos formohen për vitin e ri shkollor për shkak të interesit të ulët të nxënësve.

Sipas tij, kjo situatë shfaqet pothuajse çdo vit, veçanërisht në kualifikimet trevjeçare, por edhe në disa profile katërvjeçare si tekstili, makineria, komunikacioni e multimedia në qytete si Shkupi, Kumanova, Tetova, Gostivari e Ohri.

Megjithatë, ai sqaron se kjo nuk nënkupton mbyllje automatike të tyre.

“Ekziston mundësia për shkak të mos interesimit të mjaftueshëm për profile të caktuara dhe për shkak të rënies së numrit të nxënësve në përgjithësi. Ekziston mundësia që disa paralele ose drejtime të caktuara të mos mund të formohen. Ka disa prej tyre edhe të drejtimit trevjeçar edhe të drejtimit katërvjeçar të cilët pas afatit të parë kanë mbetur me një numër shumë të vogël të nxënësve”, tha Driton Sulejmani, zv ministër I Arsimit.

Në shkollën profesionale “Boro Petrushevski” në Shkup, profile si “Komunikacion rrugor” dhe “Shpedicion” janë regjistruar vetëm nga 8 nxënës. Kjo shifër ka vënë në pikëpyetje mbijetesën e këtyre paraleleve, ndërkohë edhe ka shqetësuar mësimdhënësit, të cilët rrezikojnë të mbesin pa punë për shkak të mungesës së fondit të orëve.

“Ne me këto statistika të nxënësve rrezikojmë që gati tre paralele të zhduken… Një profesor i lëndës profesionale i ka 3 ose 4 orë në javë. Paramendoni një drejtim mos të jetë… aty i pamundësohet fondi i orëve dhe mund ta ngelin edhe pa punë… të gjithë jemi të rrezikuar tej mase”, tha Kastriot Kasapi, mësimdhënës në shkollën profesionale “Boro Petrushevski”.

Zëvendësministri Sulejmani sqaroi se në arsimin e mesëm janë regjistruar gjithsej 15.705 nxënës. Sipas tij, interesi për shkollat profesionale mbetet dukshëm më i lartë se ai për gjimnazet, pasi mbi 10.800 semimaturantë kanë zgjedhur pikërisht profilet teknike dhe arsimin dual. Kur bëhet fjalë për kërkesat e drejtorëve për të toleruar paralelet me më pak nxënës dhe për të ulur pragun e pikëve në afatin e gushtit, Sulejmani tha se Ministria po I shqyrton këto kërkesa.

“Afati I gushtit zakonisht shfrytëzohet për nxënësit që e kanë humbur vitin dhe regjistrohen në afatin e gushtit. Mirëpo, këtë afat zakonisht e shfrytëzojnë edhe nxënës të cilët nuk kanë arritur për arsye të ndryshme të regjistrohen në afatin e parë. Ne kemi raste ku po intervenojmë diku me uljen e pikëve, duhet të jetë kërkesa e arsyetuar mirë nga ana e shkollave se pse kërkojnë një ulje të caktuar të pikëve dhe qëllimi jonë si Ministri e Arsimit është që aty ku mundemi, aty ku kërkesat janë të arsyeshme t’ju dalim në ndihmë edhe shkollave që të shpëtojmë një numër sa më të madh të paraleleve që mundemi të shpëtojmë”, sqaroi Driton Sulejmani, zv ministër I Arsimit.

Shpresa e fundit për shkollat dhe mësimdhënësit e rrezikuar mbetet afati i gushtit, ku sipas paralajmërimeve pritet të regjistrohen edhe rreth 300 nxënës të tjerë. Ky afat do të jetë vendimtar për fatin e shumë paraleleve profesionale në mbarë vendin. /Alsat.mk ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

ESCWA: Jordan Bears Highest Relative Economic Cost to Shield Citizens from War Fallout

Jordan News

Jordan and the Gulf States: The Dilemma of War

Jordan News

Jordan and Egypt Reaffirm Solidarity Against Iranian Attacks

Jordan News

Telegrafi의 다른 기사

Dy persona të maskuar grabisin një shtëpi në Pejë, vjedhin para dhe stoli ari

Telegrafi - Lajme

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, pritje në Bogorodicë dhe Dojran për dalje në Greqi

Telegrafi - Lajme

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance bëhet baba për herë të katërt

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.