관련 뉴스23건15개 미디어
진보 성향 8%중도 성향 62%보수 성향 30%
general
중도 성향

Marvel zbulon Panterën e re të Zezë, gjashtë vjet pas vdekjes së Chadwick Boseman

Telegrafi - Lajme
Marvel zbulon Panterën e re të Zezë, gjashtë vjet pas vdekjes së Chadwick Boseman

Marvel Studios ka zbuluar zyrtarisht aktorin që do të marrë rolin e ri të Panterës së Zezë, gati gjashtë vjet pas ndarjes nga jeta të Chadwick Boseman.

Lajmi u bë i ditur gjatë eventit San Diego Comic-Con, ku regjisori Ryan Coogler dhe presidenti i Marvel Studios, Kevin Feige, prezantuan David Jonsson si protagonistin e ri të "Black Panther 3".

Jonsson, 32 vjeç, do të interpretojë djalin e rritur të T'Challa, duke vazhduar kështu trashëgiminë e personazhit ikonë, shkruan DailyMail.

Filmi është planifikuar të dalë në kinema më 15 dhjetor 2028 dhe pritet të jetë një nga projektet më të mëdha të Marvel në vitet e ardhshme.

Gjatë prezantimit, publiku e priti me ovacione aktorin britanik, i cili u shfaq në skenë së bashku me Ryan Coogler, Kevin Feige, Letitia Wright dhe Winston Duke.

I emocionuar, Jonsson falënderoi ekipin dhe fansat për besimin, duke e cilësuar si një nder të madh faktin që i bashkohet familjes së Marvel.

Chadwick Boseman interpretoi për herë të parë T'Challa në vitin 2018, duke e kthyer personazhin në një fenomen global.

Aktori ndërroi jetë në vitin 2020, në moshën 43-vjeçare, pas një beteje private me kancerin e zorrës së trashë.

David Jonsson është bërë i njohur falë roleve në filmat "Alien: Romulus" dhe "The Long Walk", si edhe në serialin "Industry".

Me përzgjedhjen e tij, Marvel hap një kapitull të ri për një nga superheronjtë më të dashur të universit kinematografik. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

같은 사건, 다른 제목

진보 성향 5%중도 성향 58%보수 성향 37%
1117
이 이슈 전체 보도 23건 보기
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.