미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Ambasada e SHBA-së thotë se aeroporti dhe porti detar evakuohen në Jordani për shkak të "kërcënimit të besueshëm"

Telegrafi - Lajme
Ambasada e SHBA-së thotë se aeroporti dhe porti detar evakuohen në Jordani për shkak të "kërcënimit të besueshëm"

Aeroporti ndërkombëtar dhe porti detar në qytetin portual jordanez të Akabës janë evakuuar për shkak të një "kërcënimi specifik dhe të besueshëm", tha të dielën Ambasada e SHBA-së në Jordani.

"Ne i këshillojmë fuqimisht të gjithë amerikanët të përmbahen nga udhëtimet drejt aeroportit ose portit detar", shtoi ajo.

Akaba në Detin e Kuq është zakonisht shumë e ngarkuar gjatë muajve të verës. Atje ndodhet porti i vetëm detar i Jordanisë, transmeton Telegrafi.

Ambasada e SHBA-së shtoi se vazhdon t'u këshillojë të gjithë amerikanëve të shmangin udhëtimet drejt bazave ushtarake në Jordani, të cilat kanë parë sulme të shpeshta iraniane, përfshirë një që vrau dy anëtarë të shërbimit amerikan.

Nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga autoritetet jordaneze. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.