“Presim ofertën zyrtare”, Llapi e konfirmon interesimin e skuadrës turke për Elvir Gashijanin

Ekipi që po garon në Ligën e Parë të Turqisë, Kayserispor ka shprehur interesim për yllin e Llapit, Elvir Gashijan.
Anësori i krahut të djathtë edhe më parë ishte i kërkuar në Turqi, me Llapin që para pak viteve refuzoi një ofertë qindra mijëra euro.
Kayserispor e ka bërë prioritet inkuadrimin për në elitë sezonin tjetër, andaj edhe po duan ta afrojnë Gashijanin, që e shohin si pasuesin adekuat për Miguel Cardoso.
Letra zyrtare që konfirmon interesimin e klubit turk tashmë ka mbërritur në zyret e klubit nga Podujeva, gjë që e konfirmoi edhe trajneri Tahir Batatina në një bisedë për Telegrafin.
“Po, kemi marrë njoftimin nga klubi turk dhe tashmë po presim ofertën zyrtare për t’i nisur negociatat”, konfirmoi ai.
I pyetur se sa vlerësohet anësori këmbëshpejtë nga Llapi, Batatina bëri të qartë se prioriteti kryesor është projekti dhe jo çmimi.
“Nuk ka të bëjë me çmimin. Ne na intereson vetëm projekti sportiv, ne duam që lojtari të ketë minuta të garantuar, të përshtatet në klub ngase kur të bën një hap tjetër në të ardhmen, të përfitojmë përmes përqindjes së kartonit”.
“Duam që lojtari të ketë garanci për sukses dhe jo të bëhet si me lojtarët e tjerë, që po bëjnë një hap të madh në disa klube, por pas pak muajve po rikthehen sërish në Kosovë”, shtoi ai.
Gashijani ndër të tjera sezonin e kaluar zhvilloi 29 paraqitje për Llapin, për të kontribuar me dy asistime në proces./Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요