FIFA iu përgjigj kritikave: Askush nuk e shet futbollin, konsultimet vazhdojnë

ONP 요약
FIFA announced a plan to create a private investor company and sell stakes in its competitions, sparking criticism across Europe. UEFA’s 55 member associations voted to boycott FIFA tournaments, including the World Cup, if the plan is approved, while Africa’s football federation expressed a different stance.
진보 성향:Corporate takeover critique — progressive outlets argue FIFA's investor plan undermines sport's integrity and favors private profit over public interest
보수 성향:National pride defense — conservative outlets emphasize protecting national teams and national identity from corporate influence
FIFA ka folur në përgjigje të kritikave të ashpra për një plan për të shitur aksione në garat e saj te investitorët privatë, duke thënë se po vazhdon me procesin e konsultimeve.
Ky reagim vjen pasi aleancat evropiane, aziatike dhe të Amerikës së Veriut njoftuan rezistencë të hapur.
Të 55 anëtarët e UEFA-s kanë njoftuar bojkotin e Kupës së Botës nëse FIFA vazhdon me këtë qëllim.
Propozimi u refuzua kategorikisht nga konfederata CONCACAF, e cila bashkon 41 federata nga Amerika e Veriut dhe Qendrore dhe AFC, e cila udhëheq me 47 ekipe kombëtare në Azi, Lindjen e Mesme dhe Australi.
“Kupa e Botës nuk është në shitje” - UEFA zyrtarizon bojkotin ndaj FIFA-s
Çfarë parashikon plani dhe cila është llogaritja?
FIFA planifikon të krijojë një "degë" komerciale të quajtur FIFA Forëard Enterprise (FFE), e cila do të marrë përsipër menaxhimin e garave kryesore, përfshirë Kupën e Botës.
Investitorët e jashtëm do të jenë në gjendje të blejnë aksione, me FIFA që thekson se këto janë ekskluzivisht "investime minoritare pa të drejta menaxhimi".
Që propozimi të miratohet, nevojitet mbështetja e 106 prej 211 anëtarëve të FIFA-s. Duke pasur parasysh se UEFA dhe CONCACAF kanë së bashku 96 konfederata dhe AFC 47 federata tjera që e kundërshtojnë fuqimisht këtë plan, rezultati i votimit tani është shumë i qartë.
"Është mundësi historike, jo detyrim" - Infantino mbron projektin e ri të FIFA-s për Kupën e Botës
Përgjigje zyrtare nga Cyrihu
Selia e FIFA-s thotë se "askush nuk shet futboll". Në një deklaratë të botuar sot (e premte) në mëngjes, shtëpia ombrellë e futbollit botëror pretendon se "raportet e pasakta të mediave kanë dëmtuar procesin e planifikuar të konsultimit".
“Ne do të vazhdojmë me konsultimet për të siguruar që çdo federatë kombëtare të votojë në bazë të fakteve të verifikuara”, thuhet në njoftim.
AFC pajtohet me UEFA-n, hedhin poshtë vendimin kontrovers të FIFA-s për shitjen e Kupës së Botës
FIFA shton se respekton reagimet dhe shqetësimet e publikut dhe përsërit angazhimin e saj për dialog të hapur dhe demokratik.
"Ne propozuam krijimin e FFE-së vetëm për t'u dhënë të gjitha federatave kombëtare mundësinë për të përdorur potencialin tregtar të futbollit në vendet e tyre, pa rrezikuar frymën dhe mënyrën se si menaxhohet FIFA dhe futbolli në tërësi", përfundon njoftimin FIFA. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
같은 사건, 다른 제목
보도 없음
+2
+2