관련 뉴스12건10개 미디어
중도 성향 80%보수 성향 20%
진보 성향 매체엔 안 보이는 이슈
general
중도 성향

Cucurella u pa duke e mbajtur Kupën e Botës në një qese plastike? Mediat spanjolle shpjegojnë skenën

Telegrafi - Lajme
Cucurella u pa duke e mbajtur Kupën e Botës në një qese plastike? Mediat spanjolle shpjegojnë skenën

Marc Cucurella ishte një nga protagonistët e triumfit të Spanjës në Kupën e Botës, por pas finales ai tërhoqi vëmendjen jo vetëm për paraqitjen në fushë, por edhe për një skenë që u bë virale në rrjetet sociale.

Mbrojtësi spanjoll u filmua teksa largohej nga stadiumi MetLife në New Jersey me atë që dukej si trofeu i Kupës së Botës brenda një qeseje plastike.

Pamjet shkaktuan menjëherë reagime të shumta, pasi shumë tifozë dhe gazetarë u habitën se si trofeu më prestigjioz në futboll po transportohej në një qese të zakonshme.

Cucurella zhvilloi një turne të shkëlqyer dhe ishte një nga lojtarët kyç në rrugëtimin e ekipit të Luis de la Fuente drejt titullit të kampionit të botës.
Marc Cucurella left the stadium carrying the World Trophy in a trash 😭😭😭pic.twitter.com/dcMgFf9eD8
— Speedline (@speedlne) July 20, 2026

I njohur për karakterin e tij gazmor dhe shakatë e vazhdueshme, lojtari, i cili së fundmi iu bashkua Real Madridit, duket se edhe këtë herë kishte përgatitur një moment argëtues.

Megjithatë, sipas mediumit spanjoll Tribuna, e gjithë situata kishte një shpjegim shumë më të thjeshtë. Cucurella nuk po mbante trofeun origjinal të Kupës së Botës, por një version të ndërtuar me pjesë LEGO, i cili ngjante shumë me trofeun e vërtetë.

Me këtë veprim, mbrojtësi spanjoll arriti edhe një herë të bëhej viral, duke i bërë për të qeshur tifozët dhe gazetarët që e panë duke u larguar me "Kupën e Botës" në një qese plastike. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.