오픈뉴스백과
오늘의 이슈홈라이브뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Rrëfimi i një modeleje nga Uzbekistani: Epstein më abuzoi gjatë vuajtjes së dënimit me burg

Telegrafi - Lajme
Rrëfimi i një modeleje nga Uzbekistani: Epstein më abuzoi gjatë vuajtjes së dënimit me burg

Roza Gilles, një ish-modele nga Uzbekistani, ka zbuluar për herë të parë historinë e saj të tmerrshme rreth viteve të abuzimit dhe përdhunimit që duroi në duart e pedofilit të dënuar Jeffrey Epstein.

Fakti që abuzimi ndodhi në vitin 2009, ndërsa Epstein po vuante dënimin me burg sipas programit të diskutueshëm të "lirimit nga puna", është veçanërisht tronditës, shkruan CNN.

Kur 18-vjeçarja Roza Gilles u shfaq në një zyrë në katin e 14-të të një rrokaqielli në Palm Beach, Florida, në verën e vitit 2009, ajo mendoi se po vinte për një punë fundjave si recepsioniste për të shlyer borxhet që kishte krijuar me të mbërritur në SHBA. Në vend të kësaj, ajo ra në një kurth.

Ajo gjeti një grua në dhomë duke i masazhuar këmbët Epsteinit, i tha ajo CNN-së në një intervistë ekskluzive. Gilles vuri re se Epstein kishte një brez të zi plastik rreth kyçit të këmbës me një kuti të vogël dhe një dritë që ndizte. Kur ajo i pyeti se çfarë ishte, Epstein dhe gruaja qeshën. Pak çaste më vonë, filloi makthi.

"Isha duke ngrirë. Një grua erdhi dhe filloi të më zbërthente bluzën. E hoqi, pastaj më hoqi reçipetat dhe doli jashtë", kujton Gilles ditën kur Epstein e sulmoi seksualisht për herë të parë.

Foto nga rinia e Roza Gilles (Foto: CNN)

Vetëm më vonë ajo e kuptoi se sulmuesi po vuante dënimin për joshjen e të miturve në prostitucion. Ishte vetëm fillimi i viteve të tëra përdhunimi dhe torture.

Gilles mbërriti në SHBA nëpërmjet agjentit Jean-Luc Brunel, pronar i agjencisë MC2 Model Management në Nju Jork, i cili ishte i lidhur ngushtë me Epstein.

Agjencia menjëherë u atribuoi vajzave të reja mijëra dollarë borxhe për viza dhe qira. Kur vajzat hynin në një situatë të pashpresë financiare, Epstein hynte në histori me oferta "bujare" për punë shtesë.

Mesazhi ishte i qartë - gratë e reja migrante ishin plotësisht në mëshirën e agjencisë dhe Epsteinit.

Epstein përdori një marrëveshje kontroverse të pranimit të fajësisë të vitit 2008 gjatë dënimit të tij 13-mujor, e cila i lejoi atij të kalonte pjesën më të madhe të kohës jashtë një qelie burgu.

Ai formoi organizatën jofitimprurëse "Florida Science Foundation", ku i lejohej të punonte deri në 12 orë në ditë.

Është tronditëse që gjatë abuzimit të vajzave, rojet e burgut dhe zëvendësit e sherifit të Qarkut Palm Beach ishin të pranishëm në dhomat ngjitur.

Survivor details Epstein abuse that began during his jail timeyoutube.com

Agjencia e Epsteinit u pagoi atyre më shumë se 128,000 dollarë për "siguri" dhe mbajtjen e të dhënave të vizitorëve.

Gilles kujton momentin kur pa një oficer policie me uniformë duke qeshur dhe duke bërë shaka me Epstein në rezidencën e Epstein.

"Mendova me vete, 'Falë Zotit, kjo është dita kur gjithçka do të marrë fund'. I shikova, i urova një ditë të mbarë dhe ai kaloi pranë meje pa thënë asnjë fjalë. Atëherë e kuptova - çfarëdo që të bësh, askush nuk do ta ndalojë këtë njeri. Mund të bërtasësh nga maja e universit, askush nuk do të interesohet", kujton Gilles.

Pasi arriti pavarësinë financiare nëpërmjet një karriere në Nju Jork, Gilles më në fund iku nga mjedisi i Epstein. Ajo u zhvendos në perëndim të SHBA-së, u martua dhe sot punon si trajnere fitnesi.

Ajo e fshehu të kaluarën e saj të errët për vite me radhë, madje edhe nga prindërit e saj, por vendosi të fliste publikisht pasi Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së publikoi më parë dokumente që, pavarësisht premtimeve për të mbrojtur privatësinë e viktimave, zbuluan emrin dhe korrespondencën e saj me një shkelës seksual të dënuar.

"Gjërat që ai më bëri më lënduan shumë. Ato lanë shenjën më të madhe dhe unë kurrë nuk do të jem në gjendje të ec përpara plotësisht, pavarësisht se sa shumë përpiqem", tha Gilles në fund të rrëfimit të saj prekës. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Registro Conavi 2026: ¿Cuál será el último día para registrarte y acceder a una Vivienda para el Bienestar?

El Informador - México

Cultura abre convocatoria para integrar el nuevo Consejo de Cinematografía y Audiovisual

Delfino.cr - Portada

¿Qué implica la desaceleración del crédito para la economía y el sistema financiero?

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Mizat nuk do të hyjnë në shtëpinë tuaj nëse vendosni këtë frut në dritare

Telegrafi - Lajme

Trump threatens to strike Iran's nuclear facility

Telegrafi - Lajme

Angellov: Stuhia që ka goditur vendet e rajonit, po lëviz në drejtim të Maqedonisë

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.