미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Ishte larguar prej dy ditësh nga banesa, gjendet i vdekur brenda një guve 58-vjeçari në Kuçovë

Telegrafi - Lajme
Ishte larguar prej dy ditësh nga banesa, gjendet i vdekur brenda një guve 58-vjeçari në Kuçovë

Një 58-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme brenda një Guve.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drizë në qytetin e Kuçovës. Familjarët e tij kishin denoncuar në polici se ai ishte larguar dy ditë më parë dhe që prej asaj dite nuk ishte kthyer më në banesë.

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tij, pasi prej disa muajsh ai kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Kërkimet e policisë u përqendruan në zonën rreth Guvës në fshatin Drizë, ku edhe oshte parë të hynte nga disa banorë.

Pas shumë kërkimeve, 58-vjeçari Gramoz Grymshi u gjet i vdekur në brendësi të Guvës.

Policia konfirmon se ne trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune dhe dyshohet se ai la vdekur për shkak të mungesës së ajrit në brendësi të Guvës.

Trupi i Grymshit, banues në fshatin Drizë në qytetin e Kuçovës, është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Berat, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.