Ana e errët e Jared Letos, ish-bashkëpunëtorët e akuzojnë për sjellje shqetësuese pas kamerave

ONP 요약
A BBC documentary titled 'Jared Leto: the Dark Secret of Hollywood' features ten women, four of whom were minors, accusing the actor of sexual assault and abuse. Leto has denied the allegations, calling them false, while the claims remain under investigation.
진보 성향:Victim's voice — progressive outlets highlight the documentary's exposure of alleged sexual abuse of minors, urging accountability.
중도 성향:Unverified claims — moderate outlets note allegations and denial, presenting the situation as pending investigation.
보수 성향:Defamation concern — conservative outlets focus on Leto's denial and question the credibility of the accusations.
Aktori dhe këngëtari i famshëm, Jared Leto, është përballur me akuza të reja pas publikimit të dokumentarit të BBC-së “Jared Leto: Hollywood’s Dark Secret”, ku disa gra kanë ngritur pretendime për sjellje të papërshtatshme ndaj tij.
Një ish-bashkëpunëtor që ka punuar me të gjatë turneve muzikore e ka përshkruar Leton si një person “të vështirë” për t’u përballuar në prapaskenë.
Sipas tij, këngëtari i grupit 'Thirty Seconds to Mars' krijonte një atmosferë jo të rehatshme dhe ishte i vështirë në komunikim me stafin.
Jared
Burimi pretendoi gjithashtu se Leto kishte kërkesa të pazakonta ndaj anëtarëve të ekipit, duke përfshirë raste kur u kërkonte asistentëve t’i hapnin dyert apo t’i mbanin pelerinën, gjëra që mund t’i bënte vetë.
Ai shtoi se në industrinë e muzikës kishte prej kohësh shqetësime për sjelljen e tij ndaj grave.
Dokumentari i BBC-së përfshin deklarata të 10 grave, disa prej të cilave pretendojnë se incidentet kanë ndodhur mes viteve 2002 dhe 2016, kur disa prej tyre ishin adoleshente.
Katër gra, që përdorën emra të ndryshuar, ngritën akuza për incidente të ndryshme, përfshirë pretendime për abuzim seksual, kërcënime dhe sjellje manipuluese.
Jared
Njëra prej tyre, e identifikuar me pseudonimin “Isabel”, pretendoi se një incident kishte ndodhur në vitin 2002, kur ajo ishte 17 vjeçe.
Një tjetër, “Clara”, tha se kishte pasur marrëdhënie seksuale me Leton kur ishte 17 vjeçe, ndërsa “Alex” pretendoi se ai e kishte kërcënuar me sulm seksual në një hotel në vitin 2013.
“Etta” deklaroi se Leto e kishte manipuluar kur ajo ishte 16 vjeçe.
Jared Leto i ka mohuar fuqimisht të gjitha akuzat, duke i cilësuar ato si “absolutisht dhe kategorikisht të pavërteta”. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요