Leo Messi dhe 10 yje të Argjentinës mungojnë në paradën pas finales Kupës së Botës në kryeqytetin argjentinas

ONP Summary
Argentina's national football squad arrived in Buenos Aires to a massive fan celebration following their 1-0 defeat to Spain in the 2026 World Cup final. Team captain Lionel Messi bypassed the organized return and traveled directly to his hometown Rosario.
Progressive:Dignified independence — Progressive outlets framed Messi's choice to return to Rosario as an autonomous decision honoring his roots over public ceremony.
Moderate:Parallel paths — Centrist outlets reported the team's celebration and Messi's separate journey as distinct, equally important developments.
Conservative:Conspicuous absence — Conservative outlets emphasized Messi's non-participation in the squad's homecoming, highlighting a gap in team unity.
Lionel Messi dhe dhjetë futbollistë të tjerë të Argjentinës nuk morën pjesë në paradën e autobusit të hapur në Buenos Aires, e organizuar pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.
“Albiceleste” u rikthye në shtëpi pas humbjes dramatike në finalen e Botërorit, ku u mposht 1-0 nga Spanja në stadiumin MetLife. Goli i fitores u shënua nga Ferran Torres në minutën e 106-të të kohës shtesë, duke i dhënë “La Roja”-s trofeun e dytë të Kupës së Botës në histori.
Pas përfundimit të finales pati edhe tensione mes lojtarëve të të dyja ekipeve, me disa përplasje verbale dhe fizike që kanë bërë që FIFA të nisë një hetim për incidentet.
Messi u kthye direkt në Rosario
Pas ceremonisë së kthimit në Argjentinë, 15 nga 26 lojtarët e skuadrës së Lionel Scalonit u paraqitën në Aeroportin Ndërkombëtar “Ezeiza”, ku u pritën nga mijëra tifozë.
Megjithatë, mungesa më e madhe ishte ajo e Messit. Kapiteni i Argjentinës zgjodhi të udhëtonte me një fluturim privat dhe u kthye direkt në vendlindjen e tij, Rosario, ku mbërriti të martën në mëngjes.
Despite the defeat in the final, thousands of Argentinians welcomed the national team like CHAMPIONS upon their return to Argentina ✨🇦🇷 pic.twitter.com/5PCCZ1gR6s
— CentreGoals. (@centregoals) July 21, 2026
Përveç Messit, edhe dhjetë futbollistë të tjerë vendosën të mos kthehen me pjesën tjetër të ekipit dhe qëndruan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lista e lojtarëve që munguan përfshin: Rodrigo De Paul, Cristian Romero, Julián Álvarez, Gerónimo Rulli, Juan Musso, Nico Paz, Giuliano Simeone, Lautaro Martínez, Nahuel Molina dhe Enzo Fernandez.
“Dhimbja është shumë e madhe”, mesazhi i Messit pas finales
Finalja kundër Spanjës mund të ketë qenë ndeshja e fundit e Lionel Messit në një Kupë Bote me fanellën e Argjentinës. 39-vjeçari humbi finalen e dytë të Botërorit në karrierë dhe nuk arriti të fitojë edhe një herë trofeun që e kishte ngritur në vitin 2022.
Megjithëse pati një turne fantastik, me tetë gola dhe katër asistime, Messi nuk u shpall Lojtari i Turneut, pasi çmimi shkoi për mesfushorin spanjoll Rodri.
Pas ndeshjes, kapiteni argjentinas reagoi në rrjetet sociale, duke shkruar: “Dhimbja është shumë e madhe dhe do të jetë e vështirë për mua ta mbyll këtë plagë".
View this post on Instagram
A post shared by Leo Messi (@leomessi)
Mungesa e Messit në paradën e autobusit ka shtuar edhe më shumë spekulimet se finalja ndaj Spanjës mund të ketë qenë paraqitja e tij e fundit me Argjentinën në skenën e Kupës së Botës. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요