미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

E konfirmon Fabrizio Romano: Man Utd i do dy yjet e Real Madridit

Telegrafi - Lajme
E konfirmon Fabrizio Romano: Man Utd i do dy yjet e Real Madridit

Manchester United ka shfaqur interes serioz për transferimin e dy mesfushorëve të Real Madridit, Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga, sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano.

Megjithatë, Romano thekson se klubi anglez ka shumë pak gjasa të arrijë njërën prej këtyre marrëveshjeve, për arsye të ndryshme.

Sa i përket Tchouamenit, Real Madridi e konsideron francezin një nga lojtarët kyç të projektit dhe i ka ofruar tashmë një kontratë të re, të cilën mesfushori e ka pranuar.

Ndërkohë, edhe Camavinga nuk ka ndërmend të largohet nga "Santiago Bernabeu". Francezi dëshiron të vazhdojë te Real Madridi dhe të luftojë për vendin e titullarit nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho.

Edhe pse interesimi për të është i madh nga disa klube evropiane, Camavinga mbetet i vendosur të qëndrojë në Madrid dhe të dëshmojë vlerat e tij në sezonin e ri.

Ndërkohë, Real Madridi ka nisur përgatitjet para se të fillojë sezonin e ri muajin e ardhshëm, sidoqoftë duan edhe më shumë përforcime, me Rodrin si opsion real./Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.