미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Telegrafi - Lajme
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Ukraina ka goditur edhe 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov gjatë natës së fundit, sipas njoftimeve nga burime ukrainase.

Në mesin e mjeteve të goditura raportohet se janë 10 anije transporti mallrash, dy rimorkiatorë dhe një cisternë nafte.

Sipas të njëjtave burime, Ukraina ka goditur gjithsej 196 anije ruse gjatë dy javëve të fundit, duke intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës detare të Rusisë në rajon.

Këto operacione, sipas Kievit, kanë ndikuar në lëvizjen e furnizimeve dhe transportit detar rus, ndërsa Krimea po përballet me një izolim gjithnjë e më të madh nga rrugët detare.

Rusia nuk ka dhënë ende një koment zyrtar për këto pretendime, ndërsa shifrat dhe dëmet e raportuara nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.