Arsenali heq dorë nga përpjekjet për transferimin e Vinicius

ONP 요약
Vinicius Jr is set to stay with Real Madrid after the club confirms it has no plans to sell him, while Arsenal has shown interest but has since withdrawn. He has one year left on his contract and is negotiating a new long‑term deal.
Sipas Marca, Arsenali ka hequr dorë nga përpjekjet për transferimin e superyllit të Real Madridit, Vinicius Junior, pasi e konsideron pothuajse të pamundur realizimin e kësaj marrëveshjeje gjatë afatit kalimtar të verës.
Pavarësisht se ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij, sulmuesi brazilian nuk ka shfaqur asnjë dëshirë për t'u larguar nga kryeqyteti spanjoll gjatë kësaj vere.
Fillimisht, Arsenali ishte i gatshëm ta bënte Viniciusin lojtarin më të paguar në historinë e klubit, por tani pret që ai së shpejti të nënshkruajë një kontratë të re me Real Madridin.
Ndërkohë, Real Madridi po punon për arritjen e marrëveshjes për rinovimin e kontratës së Viniciusit, teksa njëkohësisht është pranë finalizimit të transferimit të Yan Diomandes nga RB Leipzig dhe vazhdon ta ketë objektiv mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri.
Vinicius Jr e informon Real Madridin për të ardhmen pas interesimit të Arsenalit
Si pasojë, ish-kampioni i Ligës Premier do ta zhvendosë fokusin te alternativa të tjera për krahun e sulmit, me synimin për ta përforcuar skuadrën para mbylljes së afatit kalimtar. Një nga emrat që po konsiderohet është sulmuesi i Atletico Madridit, Julian Alvarez.
Kujtojmë se Arsenali ditë më parë përfundoi transferimin e sulmuesit grek Christos Tzolis për 40 milionë euro nga Club Brugge./Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
같은 사건, 다른 제목
보도 없음