Barcelona refuzoi mundësinë për të nënshkruar këtë verë me “transferimin e ri” të Real Madridit, Yan Diomande

Yan Diomande është bërë tani një nga talentët më të kërkuar në Evropë, me Real Madridin që ka hyrë në garë për sulmuesin e krahut të RB Leipzig.
Oferta e Los Blancos prej 100 milionë eurosh (90 milionë euro + 10 milionë euro bonuse) është refuzuar nga klubi i Bundesligës, i cili po kërkon 130 milionë euro.
Pavarësisht interesit të PSG-së, gara e transferimeve mund të anojë në favor të Real Madridit nëse ata vazhdojnë të shtyjnë përpara ndjekjen e tij.
RB Leipzig ia tregon Real Madridit çmimin e kërkuar për Diomanden
Zërat e fundit gjithashtu theksojnë se Los Blancos dhe klubi gjerman veçse kanë arritur marrëveshje, por detajet e fundit ende nuk kanë përfunduar.
Megjithatë, edhe rivalët e përbetuar të Real Madridit, Barcelona, kishin shqyrtuar mundësinë e nënshkrimit të talentit të Bregut të Fildishtë në fillim të kësaj vere për të forcuar krahët e tyre.
Sipas gazetës Sport, drejtori sportiv i Barçës, Deco, thuhet se u takua me përfaqësuesit e 19-vjeçarit në maj, por nuk vazhdoi me marrëveshjen pasi mësoi për çmimin e shtrenjtë që mund të përfshinte transferimi.
Përfundimisht, Barcelona zgjodhi të siguronte nënshkrimin e Anthony Gordon nga Neëcastle United në një marrëveshje prej 80 milionë eurosh. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
같은 사건, 다른 제목
보도 없음
+6