관련 뉴스35건28개 미디어
진보 성향 23%중도 성향 54%보수 성향 23%
general
중도 성향

Shkon në 29 numri i të lënduarve në sulmin e mbrëmshëm në Berlin, i dyshuari është shtetas gjerman me prejardhje libaneze - ishte dënuar me burg

Telegrafi - Lajme
Shkon në 29 numri i të lënduarve në sulmin e mbrëmshëm në Berlin, i dyshuari është shtetas gjerman me prejardhje libaneze - ishte dënuar me burg

Aktualisht vlerësohet se 29 persona u lënduan në sulmin e mbrëmshëm në Berlin, njoftoi ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt.

Më parë ishte raportuar se 16 persona u lënduan. Dobrindt dha gjithashtu më shumë detaje mbi kronologjinë e sulmit, transmeton Telegrafi.

Ai tha se i dyshuari përdori një automjet për të hyrë në një turmë dhe më pas përdori një "thikë, ndoshta një hanxhar" për të sulmuar kalimtarët, duke shkaktuar lëndime të rënda.

Kancelari gjerman për sulmin me furgon në Paradën e Krenarisë në Berlin: Ky është një sulm ndaj shoqërisë sonë

Dobrindt, gjithashtu dha më shumë detaje në lidhje me të kaluarën e sulmuesit.

Ai theksoi se Abdul B ka lindur në Gjermani në vitin 2005 dhe ka një prejardhje libaneze. Nëna e tij u bë shtetase gjermane e natyralizuar në vitin 2002.

B ishte dënuar më parë me një vit e dhjetë muaj burg, shtoi ministri i Brendshëm. Megjithatë, ky dënim u reduktua në një dënim jo-burgosës për shkak të një ankese ligjore. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

같은 사건, 다른 제목

진보 성향 22%중도 성향 61%보수 성향 17%
4113
이 이슈 전체 보도 18건 보기
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.