Njihuni me Silvian, avokaten e suksesshme që i rrëmbeu zemrën Roberto Mancinit

ONP 요약
After a search, Giovanni Malagò announced Roberto Mancini's return as Italy's head coach, replacing Andrea Pirlo, who was dismissed over links to a Russian betting house. Claudio Ranieri will serve as technical director.
진보 성향:Integrity concern — progressive outlets highlight Pirlo's dismissal due to betting ties, framing the decision as a necessary safeguard against corruption.
중도 성향:Administrative update — moderate outlets present the appointment as a routine managerial change without commentary on the dismissal.
보수 성향:National pride — conservative outlets celebrate Mancini's return as a positive step for Italy's football future.
Roberto Mancini, 61-vjeç, ka marrë sërish drejtimin e përfaqësueses së Italisë.
Ai e kishte udhëhequr më parë kombëtaren italiane nga viti 2018 deri në vitin 2023, periudhë gjatë së cilës e shpalli Italinë kampione të Evropës.
Pas aventurës si trajner i Arabisë Saudite, Mancini është rikthyer në stolin e “Azzurrëve”, ndërsa mbështetjen më të madhe vazhdon ta ketë nga bashkëshortja e tij, Silvia Fortini.
View this post on Instagram
A post shared by Silvia Fortini (@silvia_fortini)
Silvia Fortini është 45 vjeçe dhe është 16 vjet më e re se Mancini.
Ajo është një avokate e njohur, e specializuar në të drejtën civile, dhe drejton zyrën e saj ligjore në Romë.
Sipas mediave italiane, mes klientëve të saj ka edhe shumë emra të njohur nga bota e argëtimit, megjithëse e mban jetën private larg vëmendjes së publikut.
Historia e tyre e dashurisë nisi në një mënyrë të pazakontë.
Roberto dhe Silvia
Në vitin 2015, Mancini nisi procedurat e divorcit nga bashkëshortja e tij e parë, Federica Morelli, dhe për ndihmë juridike iu drejtua pikërisht zyrës së Silvia Fortinit.
Vetëm disa muaj më vonë filluan të qarkullonin thashethemet për lidhjen e tyre, të cilat u konfirmuan në verën e vitit 2016, kur u fotografuan së bashku gjatë pushimeve në Saint-Tropez.
Një vit më pas u panë së bashku në Karaibe, derisa më vonë erdhi edhe fejesa.
Roberto dhe Silvia
Çifti u martua në vitin 2018 në një ceremoni intime, ku morën pjesë vetëm familjarët dhe miqtë më të afërt.
Pikërisht në atë periudhë, Mancini ishte rikthyer në Itali për të marrë për herë të parë drejtimin e kombëtares.
Edhe pse herë pas here shfaqen së bashku në publik, Silvia rrallë flet për jetën private.
Për këtë arsye, ajo shpesh është në qendër të vëmendjes së mediave italiane, veçanërisht kur Mancini merr vendime të rëndësishme në karrierën e tij.
Para martesës me Silvian, Roberto ishte i martuar për 25 vjet me Federica Morellin.
Ata kanë tre fëmijë: djemtë Filippo dhe Andrea si dhe vajzën Camilla.
Procedurat e divorcit nisën në vitin 2015, pas së cilës ish-futbollisti dhe trajneri italian filloi lidhjen me Silvia Fortinin, me të cilën disa vite më vonë kurorëzoi dashurinë në martesë. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
같은 사건, 다른 제목
+9
+18
+4