Mickoski: Po përpiqemi që nga janari i vitit të ardhshëm të ulet çmimi i energjisë elektrike

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski deklaroi sot se po kërkohet formulë që nga janari i vitit të ardhshëm çmimi i energjisë elektrike të ulet.
“Tashmë vitin e tretë të mandatit të Qeverisë, çmimi i energjisë elektrike për qytetarët jo vetëm që nuk është rritur, por po përpiqemi të gjejmë formulë që nga janari të ulet”, tha Mickoski.
Ai shtoi se në kohën e qeverisë së LSDM‑së dhe BDI‑së, çmimi i rrymës ishte rritur për një të tretën.
“Këto janë rezultate dhe shifra të matshme, krahasuese, dhe sipas tyre mund të bëjmë krahasime, e jo sipas retorikës së rreme politike”, tha Mickoski.
Ai vlerësoi se opozita do të vazhdojë të përhapë skenarë defetistë se vendi është në krizë, se nuk ka para, dhe tha se kjo është rezultat i politikës së tyre të papjekur. Por, sipas tij, qëllimi i Qeverisë është të bëjë gjithçka që jeta e qytetarëve të jetë më e mirë. ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요