Juventusi kthen sytë nga Manchester Unitedi, gati oferta për Zirkzee

Juventusi thuhet se ka nisur të shqyrtojë mundësinë e transferimit të sulmuesit të Manchester United, Joshua Zirkzee, teksa vazhdon të kërkojë alternativa në repartin ofensiv për shkak të negociatave të gjata me Paris Saint-Germain për Randal Kolo Muani.
Sipas raportimeve, drejtuesit e Juventusit kanë kontaktuar përfaqësuesit e Zirkzee për të mësuar më shumë rreth disponueshmërisë së tij dhe kushteve të një transferimi të mundshëm.
Manchester United besohet se e vlerëson sulmuesin holandez mes 35 dhe 40 milionë eurove dhe është i gatshëm të diskutojë forma të ndryshme të marrëveshjes.
Megjithëse Randal Kolo Muani mbetet objektivi kryesor i Juventusit, klubi torinez nuk dëshiron që bisedimet të zgjasin pafundësisht dhe ka përgatitur një listë alternativash ku përfshihen Joshua Zirkzee, sulmuesi i Tottenhamit, Richarlison, si dhe talenti i Parmës, Mateo Pellegrino.
Zirkzee, i cili shkëlqeu më parë në Serie A me fanellën e Bolognës, raportohet se është i hapur për një rikthim në futbollin italian pas një periudhe të vështirë te Manchester United./Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요